Lajmetereja | --:-- | Kosovë & Rajoni
Aktuale

Paralajmërimet për erëra të forta, Komuna e Prishtinës: Kujdes gjatë orëve të pasdites dhe mbrëmjes

Redaksia Lajmetereja • 13-11-2026 13:42
Shpërndaj:
Reklamë e Sponsorizuar
Paralajmërimet për erëra të forta, Komuna e Prishtinës: Kujdes gjatë orëve të pasdites dhe mbrëmjes
Drejtoria për Siguri dhe Emergjenca e Prishtinës u bën thirrje qytetarëve që të tregojnë kujdes të shtuar për shkak të erërave dhe mundësisë së intensifikimit të tyre gjatë orëve në vijim. Në njoftim, Drejtoria për Siguri dhe Emergjenca ka dhënë edhe numrat kontaktues në rast të emergjencave. "NJOFTIM DHE PARALAJMËRIM PËR QYTETARËT E KRYEQYTETIT – ERËRA TË FORTA Kujdes i shtuar gjatë orëve të pasdites dhe mbrëmjes! Drejtoria për Siguri dhe Emergjenca e Kryeqytetit, duke përcjellë zhvillimet meteorologjike dhe parashikimet e modeleve atmosferike, u bën thirrje qytetarëve që të tregojnë kujdes të shtuar për shkak të erërave dhe mundësisë së intensifikimit të tyre gjatë orëve në vijim. Siguroni objektet e lëvizshme në ballkone, terasa dhe oborre. Shmangni qëndrimin e panevojshëm pranë pemëve të dëmtuara, shtyllave elektrike dhe konstruksioneve të pasigurta. Tregoni kujdes gjatë lëvizjes në hapësira të hapura dhe gjatë drejtimit të automjeteve. Pronarët dhe përgjegjësit e objekteve ndërtimore të sigurojnë materialet dhe pajisjet që mund të zhvendosen nga era. Raportoni menjëherë çdo rrezik që mund të cenojë sigurinë publike. Drejtoria për Siguri dhe Emergjenca, në koordinim me Brigadën Profesionale të Zjarrfikësve dhe Policinë e Kryeqytetit, do të vazhdojë monitorimin e situatës dhe koordinimin e reagimit sipas nevojës. Qendra Operative Emergjente e Kryeqytetit – 24/7
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm:

Lajmet e Reja, gjithmonë me ty

Ndiq lajmet më të fundit edhe nga aplikacioni në telefon.

Privatësia dhe Cookies

Ne përdorim cookies dhe teknologji të palëve të treta (si Google AdSense) për të analizuar trafikun dhe për të personalizuar përmbajtjen dhe reklamat. Duke vazhduar navigimin, ju pranoni përdorimin e tyre. Lexoni më shumë në Politikën e Privatësisë.

Reklamë e Sponsorizuar