Aktuale
Kujdes nga uji në Rekën e Keqe: KRU “Gjakova” lëshon apel urgjent për qytetarët
Reklamë e Sponsorizuar
Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Gjakova” u ka bërë thirrje banorëve të zonës së Rekës së Keqe që të shmangin menjëherë përdorimin e ujit për pirje, pasi analizat më të fundit laboratorike kanë dëshmuar se niveli i turbullirës ka kaluar normat e lejuara për konsum njerëzor.
Përmes një njoftimi zyrtar publikuar në rrjetet sociale, ndërmarrja ka kërkuar mirëkuptimin dhe kujdesin e shtuar të konsumatorëve të kësaj zone, duke theksuar se ky kufizim do të mbetet në fuqi deri në një njoftim të dytë, kur testimet të konfirmojnë rikthimin e sigurisë dhe pastërtisë së ujit.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm: