Kronikë
Gjykatësi Osman Kadriu: Provimi i jurisprudencës duhet të zhvillohet plotësisht në gjuhën shqipe
Reklamë e Sponsorizuar
Gjykatësi i Gjykatës Kushtetuese, Osman Kadriu, ka dhënë qëndrimin e tij lidhur me shqetësimet dhe kërkesat e ngritura nga studentët për mënyrën e dhënies së provimit të jurisprudencës, duke theksuar se kushtëzimet me përqindje gjuhësore janë të pakuptimta.
Sipas tij, nëse të rinjtë i përfundojnë studimet e tyre universitare në gjuhën shqipe, është e natyrshme dhe e drejtë që edhe ky provim profesional t'u mundësohet në gjuhën e tyre amtare, e cila gëzon mbrojtje dhe garanci kushtetuese.
Kadriu ka vënë inë pah se vlerësimi i njohjes së gjuhës maqedonase mund të bëhet përmes instrumenteve dhe mekanizmave të tjerë shtetërorë, por kurrsesi duke e përfshirë si pengesë brenda provimit të jurisprudencës.
“Unë jam i mendimit se provimi i jurisprudencës duhet të jepet në gjuhën shqipe me vet faktin se studentët e drejtësisë kanë të drejtë që provimin përfundimtar ta japin në gjuhën shqipe, aty nuk ka asnjë pengesë ligjore, përkundrazi është e drejtë kushtetuese e kandidatëve shqiptar që të paraqiten për provimin e jurisprudencës”, ka përfunduar deklaratën e tij gjykatësi Kushtetues, Osman Kadriu.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm: