Lajmetereja | --:-- | Kosovë & Rajoni
Kronikë

Gjykatësi Osman Kadriu: Provimi i jurisprudencës duhet të zhvillohet plotësisht në gjuhën shqipe

Redaksia Lajmetereja • 13-11-2026 12:42
Shpërndaj:
Reklamë e Sponsorizuar
Gjykatësi Osman Kadriu: Provimi i jurisprudencës duhet të zhvillohet plotësisht në gjuhën shqipe
Gjykatësi i Gjykatës Kushtetuese, Osman Kadriu, ka dhënë qëndrimin e tij lidhur me shqetësimet dhe kërkesat e ngritura nga studentët për mënyrën e dhënies së provimit të jurisprudencës, duke theksuar se kushtëzimet me përqindje gjuhësore janë të pakuptimta. Sipas tij, nëse të rinjtë i përfundojnë studimet e tyre universitare në gjuhën shqipe, është e natyrshme dhe e drejtë që edhe ky provim profesional t'u mundësohet në gjuhën e tyre amtare, e cila gëzon mbrojtje dhe garanci kushtetuese. Kadriu ka vënë inë pah se vlerësimi i njohjes së gjuhës maqedonase mund të bëhet përmes instrumenteve dhe mekanizmave të tjerë shtetërorë, por kurrsesi duke e përfshirë si pengesë brenda provimit të jurisprudencës. “Unë jam i mendimit se provimi i jurisprudencës duhet të jepet në gjuhën shqipe me vet faktin se studentët e drejtësisë kanë të drejtë që provimin përfundimtar ta japin në gjuhën shqipe, aty nuk ka asnjë pengesë ligjore, përkundrazi është e drejtë kushtetuese e kandidatëve shqiptar që të paraqiten për provimin e jurisprudencës”, ka përfunduar deklaratën e tij gjykatësi Kushtetues, Osman Kadriu.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm:

Lajmet e Reja, gjithmonë me ty

Ndiq lajmet më të fundit edhe nga aplikacioni në telefon.

Privatësia dhe Cookies

Ne përdorim cookies dhe teknologji të palëve të treta (si Google AdSense) për të analizuar trafikun dhe për të personalizuar përmbajtjen dhe reklamat. Duke vazhduar navigimin, ju pranoni përdorimin e tyre. Lexoni më shumë në Politikën e Privatësisë.

Reklamë e Sponsorizuar