Lajmetereja | --:-- | Kosovë & Rajoni
Kronikë

Ngjarje e rëndë në Austri: Kosovari ekzekuton ish-bashkëshorten pasi dyshonte se ishte shtrigë

Redaksia Lajmetereja • 13-11-2026 12:03
Shpërndaj:
Reklamë e Sponsorizuar
Ngjarje e rëndë në Austri: Kosovari ekzekuton ish-bashkëshorten pasi dyshonte se ishte shtrigë
Një krim i tmerrshëm ka tronditur opinionin publik, ku një 47-vjeçar me origjinë nga Kosova dyshohet se i ka marrë jetën ish-bashkëshortes së tij 38-vjeçare në territorin austriak. Në kuadër të hetimeve, autoritetet kanë ngritur akuza edhe ndaj një 45-vjeçari tjetër, gjithashtu nga Kosova, i cili dyshohet se i ka siguruar autorit armën e krimit, duke qenë në dijeni të planeve të tij për të kryer vrasjen. Sipas mediave austriake, ky rast tragjik mbart dimensione tronditëse që lidhen me gjendjen mendore të autorit të dyshuar. 47-vjeçari ishte i ndarë nga viktima dhe dyshimet janë se ai e ka kryer krimin i shtyrë nga bindja e tij e çmendur se gruaja ishte shtrigë dhe merrej me magji të zezë. Sipas detajeve hetimore, ai dyshohet se e ka qëlluar tre herë me një pistoletë të markës Beretta në drejtim të viktimës. Pas të shtënave me armë, tmerri ka vazhduar me goditjen e saj afro 40 herë me një kaçavidë në pjesën e sipërme të trupit. Edhe gjatë kohës që ndodhet prapa grilave, i dyshuari vazhdon të jetë i fiksuar pas fantazive për magji të zezë dhe demonë të errët. Vlerësimet e ekspertëve mjekësorë e cilësojnë atë si një person me çrregullime psikotike, i cili nuk mund të mbajë përgjegjësi penale për veprimet e tij. Përveç bindjeve të çuditshme se ish-gruaja e tij ishte shtrigë, 47-vjeçari ka shfaqur sjellje delirante edhe brenda institucionit të vuajtjes së dënimit, ku zyrtarët e burgut i ka përshkruar në mënyrë bizare si “njerëz shpellash që përgatiteshin për ferr”.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm:

Lajmet e Reja, gjithmonë me ty

Ndiq lajmet më të fundit edhe nga aplikacioni në telefon.

Privatësia dhe Cookies

Ne përdorim cookies dhe teknologji të palëve të treta (si Google AdSense) për të analizuar trafikun dhe për të personalizuar përmbajtjen dhe reklamat. Duke vazhduar navigimin, ju pranoni përdorimin e tyre. Lexoni më shumë në Politikën e Privatësisë.

Reklamë e Sponsorizuar