Aktuale
Kryeqyteti gati për aksionin vjeshtor: Më 1 tetor nis deratizimi në Prishtinë
Reklamë e Sponsorizuar
Komuna e Prishtinës ka njoftuar zyrtarisht se faza vjeshtore e deratizimit për territorin e kryeqytetit do të zhvillohet gjatë periudhës 1 deri më 14 tetor 2026.
Sipas njoftimit zyrtar, ndërhyrjet do të shtrihen në rrjetin e kanalizimit, garazhe, bodrume, si dhe në hapësira të ndryshme publike, duke u bazuar rreptësisht te plani dinamik dhe radha e caktuar e zonave.
Për sa i përket rrjetit të kanalizimit, aksioni do të kryhet kryesisht në intervalin kohor prej orës 20:00 deri në 24:00, kurse dezinfektimi dhe deratizimi në bodrume dhe garazhe publike do të bëhet konform orareve të përcaktuara për secilin lokacion veç e veç.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm: