Lajmetereja | --:-- | Kosovë & Rajoni
Botë

Ben Shimon thur elloge për “Dardanët”, zbulon dilemat e fundit rreth dy titullarëve para duelit nesër

Redaksia Lajmetereja • 13-11-2026 11:02
Shpërndaj:
Reklamë e Sponsorizuar
Ben Shimon thur elloge për “Dardanët”, zbulon dilemat e fundit rreth dy titullarëve para duelit nesër
Në prag të përballjes së nesërme në kuadër të xhiros së pestë të Grupit B3 në Ligën e Kombeve, përzgjedhësi i Përfaqësueses së Izraelit, Ran Ben-Shimon, ka dalë para mediave për të ndarë pritshmëritë e tij rreth këtij dueli sfidues ndaj Kosovës. Gjatë konferencës për shtyp, strategu izraelit u ndal te gjendja fizike e grupit, duke konfirmuar se dy prej futbollistëve kryesorë mbeten ende në pikëpyetje për shkak të shqetësimeve fizike. “Revivo dhe Solomon janë duke u testuar për ta parë situatën. Do ta dimë gjendjen e tyre më vonë”, deklaroi Ben-Shimon në fjalën e tij.
Duke folur për kundërshtarin, ai nuk i kurseu vlerësimet për kombëtaren e Kosovës, duke e cilësuar këtë takim si një provë mjaft të vështirë dhe konkurruese.
“Kosova dhe Izraeli kanë nivel pak a shumë të njëjtë, janë të vogëla si kombëtare relativisht. Sa i përket rezultateve të kaluara nuk bazohemi tek historia. Me të vërtet Kosova ka një ekip të mirë por do të shohim se si do të jetë nesër”, përfundoi trajneri izraelit.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm:

Lajmet e Reja, gjithmonë me ty

Ndiq lajmet më të fundit edhe nga aplikacioni në telefon.

Privatësia dhe Cookies

Ne përdorim cookies dhe teknologji të palëve të treta (si Google AdSense) për të analizuar trafikun dhe për të personalizuar përmbajtjen dhe reklamat. Duke vazhduar navigimin, ju pranoni përdorimin e tyre. Lexoni më shumë në Politikën e Privatësisë.

Reklamë e Sponsorizuar