Sport
Goli spektakolar ndaj Finlandës, klubi turk i Trabzonsporit thur eloda për Ernest Muçin
Reklamë e Sponsorizuar
Ernest Muçi ka lënë sërish gjurmë me fanellën e Kombëtares shqiptare, duke zhbllokuar sfidën kundër Finlandës me një supergol të realizuar në minutën e 35-të të takimit.
Ky paraqitje fantastike e sulmuesit kuqezi nuk ka kaluar pa u vënë re nga klubi i tij, Trabzonspor, i cili i ka kushtuar një postim të veçantë lojtarit përmes rrjeteve sociale, duke e uruar publikisht për këtë arritje në Ligën e Kombeve, ku Shqipëria triumfoi me rezultatin e pastër 2-0.
Në hapësirën e komenteve të këtij postimi, që ka rrëmbyer vëmendjen e tifozëve dhe ka mbledhur një numër të lartë pëlqimesh, spikat vlerësimi i një ndjekësi: "Ai realizoi një gol të pabesueshëm. E ndoqa të gjithë ndeshjen dhe Muçi ndodhet qartazi në një tjetër nivel. Mashalla, vazhdo kështu!"
Adhuruesit e futbollit në Turqi po e ndjekin me një interesim gjithnjë e më të madh ecurinë e Kombëtares shqiptare, sidomos pas shkëlqimit të Muçit, i cili me performancën dhe golin e tij mbrëmë u dha një arsye më shumë për krenari.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm: