Aktuale
Përplasje e ashpër në shtëpi: Nici shpërthen ndaj Arlindës pasi kjo e fundit i heq jorganin
Reklamë e Sponsorizuar
Mbrëmjen e kaluar, banorët e shtëpisë më të ndjekur në vend janë përfshirë në një konflikt të tensionuar, protagonistë të të cilit kanë qenë Arlinda dhe reperi Nici.
Skena e tensionit u regjistrua pranë shtratit të artistit, ku Arlinda iu afrua dhe i hoqi jorganin, një gjest ky që solli menjëherë një reagim të furishëm nga ana e tij.
“Mos më prek, Arlindë, po të them! Mos ma prek jorganin, oj çikë! Mos ma hiq jorganin, o shqiptarë! Oj e sëmurë, o njeri i sëmurë”, dëgjohet të jetë shprehur reperi me tone mjaft të ashpra drejt saj.
Në ato çaste kritike, për t'i ulur gjakrat në ambient u ndodh edhe banorja Zoja, e cila ndërhyri për të qetësuar situatën, duke i kërkuar Arlindës që tërhiqet dhe ta lëjë reperin rehat.
“Qeshtu ma bën çdonjënatë”, ia kishte kthyer Arlinda asaj për t'u arsyetuar.
Pavarësisht se shkas i saktë i këtij debati të ashpër mbetet ende i paqartë, marrdhënia mes dy banorëve dukej e tensionuar, pasi edhe gjatë orëve paraprake ata ishin parë duke diskutuar me nota pakënaqësie mes hezitimesh.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm: