Sport
Arritje e madhe: Talenti shqiptar merr ftesën historike nga Kombëtarja U23 e Gjermanisë
Reklamë e Sponsorizuar
Futbollistja e talentuar shqiptare, Dafina Rexhepi, ka hedhur një hap të rëndësishëm në karrierën e saj sportive, pasi është thirrur për herë të parë në radhët e Përfaqësueses U23 të Gjermanisë.
Mesfushorja 21-vjeçare, e cila luan për skuadrën e VfB Stuttgart, ka siguruar një vend në listën me 23 lojtare të përzgjedhura nga trajneri Michael Urbansky. Ajo do të jetë në dispozicion të ekipit kombëtar për dy sfidat e muajit tetor, kundër Skocisë më 8 tetor dhe Suedisë më 12 tetor.
Forma e shkëlqyer e Rexhepit është dëshmuar edhe në fushën e blertë, ku ajo ka qenë titullare e padiskutueshme në pesë takimet hapëse të këtij sezoni në elitën e futbollit gjemant për femra, në Google Pixel Frauen-Bundesliga, me fanellën e VfB Stuttgart.
Përvojë dhe statistika mbresëlënëse e shoqërojnë mesfushore-sulmuesen shqiptare, e cila deri më tani numëron gjithsej 27 paraqitje zyrtare dhe ka tundur rrjetën 11 herë për klubin e saj.
Vlen të theksohet se 21-vjeçarja ka ka mbrojtur më parë ngjyrat e Gjermanisë në grupmoshat e reja U15 dhe U19, ndërsa ky grumbullim shënon një moment kthese dhe ftesën e saj të parë zyrtare në nivelin U23.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm: