Sport
Operacion ndërkombëtar: Ekstradohet nga Zvicra drejt Kosovës personi i kërkuar për dhunim
Reklamë e Sponsorizuar
Prishtinë, 11 nëntor 2026 – Policia e Kosovës, përmes Drejtorisë për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor dhe në bashkëpunim të ngushtë me organet e drejtësisë e strukturat e tjera relevante, ka finalizuar me sukses një operacion ekstradimi nga Zvicra drejt vendit tonë.
Bëhet fjalë për një shtetas kosovar, i cili ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar me urdhërarrest të lëshuar nga autoritetet gjyqësore të Republikës së Kosovës, pasi dyshohet se është i përfshirë në veprën penale të dhunimit.
Pas mbërritjes në Kosovë, i dyshuari i është dorëzuar menjëherë njësive kompetente të Drejtorisë Rajonale të Policisë në Gjilan, për të vijuar me hapat e mëtutjeshëm ligjorë.
Në vijim të këtij operacioni, Policia e Kosovës ka ritheksuar angazhimin e saj të palëkundur për të vazhduar bashkëpunimin dhe shkëmbimin e informacioneve me partnerët vendorë, ndërkombëtarë dhe organizatat policore globale, me qëllim parandalimin dhe luftimin e krimit, si dhe kapjen e personave që kërkohen për vepra penale brenda dhe jashtë territorit të vendit.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm: