Lajmetereja | --:-- | Kosovë & Rajoni
Botë

Bashkimi Evropian përgatit paketën e re të ndëshkimeve dhe strategjinë financiare për Kievin

Redaksia Lajmetereja • 13-11-2026 08:22
Shpërndaj:
Reklamë e Sponsorizuar
Bashkimi Evropian përgatit paketën e re të ndëshkimeve dhe strategjinë financiare për Kievin
Kreu i Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, ka bërë të ditur gjatë ditës së sotme se Bashkimi Evropian po punon intensivisht për hartimin e paketës së 22-të të sanksioneve ndaj Rusisë, si dhe për një plan afatgjatë që do të sigurojë mbështetjen financiare për Ukrainën deri në vitin 2027. Dukefolurpara përfaqësuesve të mediave në hapjen e Samitit të Komunitetit Politik Evropian (EPC) që po zhvillohet në Dublin, Von der Leyen theksoi se këto masa dhe propozimet për fondet e Kievit janë në fazën e finalizimit. “Ne do të dalim me paketën e re të sanksioneve dhe me propozimin konkret për nevojat financiare para mbajtjes së Këshillit të ardhshëm Evropian”, deklaroi presidentja e Komisionit Evropian. Gjatë fjalës së saj, ajo vlerësoi pozitivisht zhvillimin e bisedimeve për paqe në Abu Dhabi, si dhe angazhimin e palës evropiane në mbrojtjen e interesave strategjike të bllokut. “Ne do të vazhdojmë ta mbështesim Ukrainën, si në kohë lufte, ashtu edhe në kohë paqeje”, përfundoi Von der Leyen.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm:

Lajmet e Reja, gjithmonë me ty

Ndiq lajmet më të fundit edhe nga aplikacioni në telefon.

Privatësia dhe Cookies

Ne përdorim cookies dhe teknologji të palëve të treta (si Google AdSense) për të analizuar trafikun dhe për të personalizuar përmbajtjen dhe reklamat. Duke vazhduar navigimin, ju pranoni përdorimin e tyre. Lexoni më shumë në Politikën e Privatësisë.

Reklamë e Sponsorizuar