Lajmetereja | --:-- | Kosovë & Rajoni
Ekonomi

Dogana konfiskon rreth 1 kilogram ar në vlerë prej 120 mijë eurosh gjatë kontrolleve në argjendari në Prishtinë

Redaksia Lajmetereja • 13-11-2026 07:42
Shpërndaj:
Reklamë e Sponsorizuar
Dogana konfiskon rreth 1 kilogram ar në vlerë prej 120 mijë eurosh gjatë kontrolleve në argjendari në Prishtinë
Dogana e Kosovës ka konfiskuar 952,54 gramë ar të përpunuar, në vlerë të përafërt prej 120 mijë eurosh, gjatë kontrolleve të realizuara sot në tri argjendari në Prishtinë. Sipas njoftimit të Doganës, kontrollet janë zhvilluar në kuadër të aktiviteteve për luftimin e kontrabandës, parandalimin e tregtisë së paligjshme dhe mbrojtjen e tregut. Sasia e arit të konfiskuar është zbuluar në njërën prej argjendarive, ndërsa sipas njoftimit të Doganës për të janë ndërmarrë veprimet përkatëse në përputhje me legjislacionin doganor në fuqi. Ndërkohë, në një argjendari tjetër Dogana e Kosovës ka konstatuar praninë e rreth 5 kilogramëve ar të pashenjëzuar, përkatësisht pa vulat përkatëse të kontrollit dhe shenjëzimit. Lidhur me këtë rast, Dogana ka kërkuar asistencën e Inspektoratit kompetent të Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë. Inspektorët kanë marrë në trajtim sasinë e identifikuar të arit për kryerjen e procedurave të verifikimit dhe shenjëzimit, në përputhje me legjislacionin në fuqi. “Dogana e Kosovës mbetet e përkushtuar në luftimin e kontrabandës dhe tregtisë së paligjshme të metaleve të çmuara, si dhe në forcimin e bashkëpunimit ndërinstitucional për garantimin e konkurrencës së ndershme, mbrojtjen e konsumatorëve dhe respektimin e detyrimeve ligjore”, thuhet në njoftimin e Doganës.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm:

Lajmet e Reja, gjithmonë me ty

Ndiq lajmet më të fundit edhe nga aplikacioni në telefon.

Privatësia dhe Cookies

Ne përdorim cookies dhe teknologji të palëve të treta (si Google AdSense) për të analizuar trafikun dhe për të personalizuar përmbajtjen dhe reklamat. Duke vazhduar navigimin, ju pranoni përdorimin e tyre. Lexoni më shumë në Politikën e Privatësisë.

Reklamë e Sponsorizuar