Lajmetereja | --:-- | Kosovë & Rajoni
Ekonomi

Dogana konfiskon afro një kilogram ari në vlerë prej 120 mijë eurosh në Prishtinë

Redaksia Lajmetereja • 13-11-2026 07:42
Shpërndaj:
Reklamë e Sponsorizuar
Dogana konfiskon afro një kilogram ari në vlerë prej 120 mijë eurosh në Prishtinë
Dogana e Kosovës ka konfiskuar 952.54 gramë ari të përpunuar, në vlerë të përafërt prej 120 mijë eurosh, gjatë kontrolleve të realizuara në tri argjendari në Prishtinë. Sipas njoftimit të Doganës, ari është zbuluar në njërën prej argjendarive, për të cilin janë ndërmarrë veprimet përkatëse ligjore. Ndërkaq, në një argjendari tjetër është konstatuar prania e rreth pesë kilogramëve ari të pashenjëzuar, pa vulat përkatëse të kontrollit dhe shenjëzimit. Lidhur me këtë rast, Dogana ka kërkuar asistencën e Inspektoratit kompetent të Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë (MINT). Bëhet e ditur se inspektorët kanë marrë në trajtim sasinë e identifikuar për verifikim dhe shenjëzim, në përputhje me legjislacionin në fuqi.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm:

Lajmet e Reja, gjithmonë me ty

Ndiq lajmet më të fundit edhe nga aplikacioni në telefon.

Privatësia dhe Cookies

Ne përdorim cookies dhe teknologji të palëve të treta (si Google AdSense) për të analizuar trafikun dhe për të personalizuar përmbajtjen dhe reklamat. Duke vazhduar navigimin, ju pranoni përdorimin e tyre. Lexoni më shumë në Politikën e Privatësisë.

Reklamë e Sponsorizuar