Lajmetereja | --:-- | Kosovë & Rajoni
Politikë

“KRYEPROKUROR A JE GJALLË?” Mustafa i LDK-së: KEK he pronë private e Albinit, si n’bashqe t’babës

Redaksia Lajmetereja • 13-11-2026 06:42
Shpërndaj:
Reklamë e Sponsorizuar
“KRYEPROKUROR A JE GJALLË?” Mustafa i LDK-së: KEK he pronë private e Albinit, si n’bashqe t’babës
Publikuar më: Mustafa ka përmendur gjithashtu problemet me furnizimin me energji elektrike, çmimin e rrymës dhe importin e energjisë nga Serbia. Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Besian Mustafa, ka reaguar pas publikimit të audio-incizimeve nga Vox Kosova, në të cilat dëgjohen biseda të kryetarit të Komunës së Obiliqit, Halil Thaçi, lidhur me punësime partiake në Korporatën Energjetike të Kosovës (KEK), ku është i implikuar drejtëpërdrejt Kryeministri Albin Kurti. Mustafa, përmes një reagimi ne facebook, ka kritikuar kryeministrin Albin Kurti, duke ngritur dyshime për ndikimin politik në proceset e punësimit në këtë ndërmarrje. “Albin Kurti mu ma ka çelë qëtë konkurs veç për Obiliq”, ka shkruar Mustafa, duke iu referuar përmbajtjes së audio-incizimeve të publikuara. Ai ka ironizuar edhe mënyrën se si po trajtohet KEK-u, duke e krahasuar atë me pronë private të kryeministrit. “KEK he pronë private e Albinit, si n’bashqe t’babës”, ka deklaruar deputeti i LDK-së. Mustafa ka përmendur gjithashtu problemet me furnizimin me energji elektrike, çmimin e rrymës dhe importin e energjisë nga Serbia. Në fund të reagimit, deputeti i LDK-së i është drejtuar edhe kryeprokurorit me pyetjen: “Kryeprokuror a je gjallë?
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm:

Lajmet e Reja, gjithmonë me ty

Ndiq lajmet më të fundit edhe nga aplikacioni në telefon.

Privatësia dhe Cookies

Ne përdorim cookies dhe teknologji të palëve të treta (si Google AdSense) për të analizuar trafikun dhe për të personalizuar përmbajtjen dhe reklamat. Duke vazhduar navigimin, ju pranoni përdorimin e tyre. Lexoni më shumë në Politikën e Privatësisë.

Reklamë e Sponsorizuar