Lajmetereja | --:-- | Kosovë & Rajoni
Sport

Përzgjedhësi i Kroacisë kritikon gjykimin: Penallti shumë e butë, gjykim në favor të vendasve

Redaksia Lajmetereja • 12-11-2026 23:22
Shpërndaj:
Reklamë e Sponsorizuar
Përzgjedhësi i Kroacisë kritikon gjykimin: Penallti shumë e butë, gjykim në favor të vendasve
Përzgjedhësi i Kroacisë, Slaven Biliç, ka shprehur pakënaqësinë e tij me gjykimin në ndeshjen ndaj Anglisë, të cilën kroatët e humbën me rezultat 2:1 në kuadër të Ligës së Kombeve. Biliq vlerësoi paraqitjen e skuadrës së tij, duke theksuar se Kroacia meritonte më shumë nga kjo përballje, ndërsa kritikoi edhe penalltinë e akorduar në favor të Anglisë. “Luajtëm mirë, ndjenja është e ngjashme me atë pas ndeshjes me Spanjën. Jemi një kombëtare shumë e madhe për të qenë krenarë pas një humbjeje, por mendoj se meritonim shumë më tepër. Pas humbjes 7:0 nuk ishte e lehtë të vinim në stadiumin e tyre dhe të luanim në këtë mënyrë, me karakter dhe iniciativë”, deklaroi Biliç për “Nova TV”. Duke folur për gjykimin, ai u ndal veçanërisht te penalltia që vendosi ndeshjen. “E kam parë vetëm një herë dhe nuk dua të jap një vlerësim përfundimtar, por sipas mendimit tim ishte një penallti shumë e butë. Gjykimi ishte tepër në favor të vendasve”, u shpreh Biliç. Ai foli edhe për skemën taktike të skuadrës, duke shpjeguar se synimi ishte kufizimi i ndikimit të Andersonit dhe Rice në mesfushë. Sa i përket ndeshjes së ardhshme ndaj Çekisë, mesazhi i tij ishte i qartë: “Do të shkojmë për fitore. Çekia është një skuadër serioze. Për ta konfirmuar cilësinë që treguam ndaj Spanjës dhe Anglisë, duhet të zhvillojmë një ndeshje të shkëlqyer dhe të fitojmë”.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm:
Hapësirë Reklamuese
Më Shumë Lajme në Telegram

Ndiqni kanalin tonë për njoftime të shpejta të lajmeve më të rëndësishme në kohë reale.

Bashkohu Tani
Reklamë

Lajmet e Reja, gjithmonë me ty

Ndiq lajmet më të fundit edhe nga aplikacioni në telefon.

Privatësia dhe Cookies

Ne përdorim cookies dhe teknologji të palëve të treta (si Google AdSense) për të analizuar trafikun dhe për të personalizuar përmbajtjen dhe reklamat. Duke vazhduar navigimin, ju pranoni përdorimin e tyre. Lexoni më shumë në Politikën e Privatësisë.

Reklamë e Sponsorizuar