Kronikë
Një tjetër goditje ligjore për Brad Pitt: Vajza e tij merr vendimin përfundimtar për mbiemrin
Reklamë e Sponsorizuar
Zahara Marley Jolie-Pitt, vajza e aktorëve të njohur Brad Pitt dhe Angelina Jolie, ka hequr zyrtarisht mbiemrin e babait të saj, duke mbajtur tashmë vetëm atë të nënës. Një gjykatë në Kaliforni ka aprovuar zyrtarisht kërkesën e 21-vjeçares për të shlyer “Pitt” nga dokumentet e saj zyrtare.
Pas vendimit të dhënë të hënën, më 28 shtator, ajo identifikohet ligjërisht vetëm si Zahara Marley Jolie, duke u shndërruar në fëmijën e tretë të ish-çiftit që ndërmerr një hap të tillë. Brad Pitt, 62 vjeç, dhe Angelina Jolie, 51 vieç, janë prindër të gjashtë fëmijëve: Maddox, Pax, Zahara, Shiloh dhe binjakëve Vivienne e Knox. Dyshja i dha fund martesës në vitin 2016, ndërsa procesi i divorcit u mbyll përfundimisht në dhjetor të vitit 2024.
Zahara kishte zyrtarizuar kërkesën për ndryshimin e gjeneraliteteve gjatë muajit qershor. Ky hap vjen pas një lëvizjeje të ngjashme nga vëllai i saj, Maddox, i cili gjithashtu nisi procedurat për heqjen e mbiemrit “Pitt”. Gjatë shtatorit, ai u njoh ligjërisht vetëm si Maddox Chivan Jolie.
Me këtë vendim, ata i bashkohen motrës së tyre Shiloh, e cila kishte kërkuar heqjen e mbiemrit të të atit gjatë vitit 2024, menjëherë sapo mbushi moshën 18-vjeçare. Nga ana tjetër, edhe Vivienne ka ndërmarrë hapat ligjorë për të kaluar nga “Vivienne Marcheline Jolie-Pitt” në “Vivienne Marcheline Jolie”, ku seanca e saj gjyqësore është lënë për datën 2 nëntor.
Kjo dramë familjare vazhdon të jetë në qendër të vëmendjes në Hollywood, duke reflektuar tensionet e vazhdueshme mes yllit të kinematografisë dhe pasardhësve të tij. Burime pranë aktorit konfirmojnë se kontakti mes tij dhe fëmijëve të rritur është tejet i kufizuar, ndërsa dinamika familjare mbetet e komplikuar pas ndarjes bujshme.
Kujtojmë se në vitin 2016, Brad Pitt u vu nën hetim pas një incidenti të ndodhur në një fluturim privat, ku pati pretendime për sjellje të papërshtatshme ndaj një prej fëmijëve. Megjithatë, FBI-ja e mbylli çështjen pa ngritur asnjë akuzë zyrtare ndaj tij, ndërsa autoritetet e Los Angeles-it gjithashtu i mbyllën hetimet pa konstatuar asnjë provë abuzimi.
Sinjalet e para nga Zahara kishin dalë në pah më herët, kur gjatë ceremonisë së saj të diplomimit në Spelman College të Atlantës, në muajin maj, ajo ishte prezantuar vetëm me mbiemrin e nënës. Tashmë, me vulën e gjykatës, ajo konfirmon përfundimisht shkëputjen nga mbiemri i babait të herëpashershëm.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm: