Lajmetereja | --:-- | Kosovë & Rajoni
Sport

Kane vendos rekordin historik në Wembley dhe i dhuron fitoren Anglisë ndaj Kroacisë

Redaksia Lajmetereja • 12-11-2026 22:22
Shpërndaj:
Reklamë e Sponsorizuar
Kane vendos rekordin historik në Wembley dhe i dhuron fitoren Anglisë ndaj Kroacisë
Anglia ka siguruar kualifikimin në çerekfinale të Ligës së Kombeve, pasi ka mposhtur Kroacinë me rezultat 2-1 në stadiumin “Wembley”, në një mbrëmje të veçantë për kapitenin Harry Kane. Sulmuesi anglez ishte protagonist i kësaj fitoreje, duke shënuar golin vendimtar, në një ndeshje që kishte edhe një rëndësi të veçantë personale për të. Para fillimit të takimit, Kane ngriti lart në qiellin e “Wembley”-t trofeun e Topit të Artë, ndërsa u bë futbollisti me më së shumti paraqitje në historinë e Kombëtares së Anglisë, duke regjistruar ndeshjen e 126-të. Ai e kaloi kështu legjendën Peter Shilton, me të cilin deri atëherë ndante rekordin prej 125 paraqitjesh. Sa i përket ndeshjes, Anglia kaloi në epërsi në minutën e 24-të, kur Morgan Rogers realizoi pas një aksioni të bukur të nisur nga Harry Kane dhe të vazhduar nga Jude Bellingham. Kroacia arriti të barazonte shifrat në minutën e 59-të, kur Petar Sucic përfitoi nga një gabim i Jarell Quansah për të shënuar për 1-1. Megjithatë, vetëm pesë minuta më vonë, Kane u bë përsëri protagonist, duke shënuar nga pika e bardhë për rezultatin 2-1. Penalltia u akordua pas ndërhyrjes së VAR-it, për një tërheqje të Ivan Smolcicit ndaj Quansah. Në vazhdim, Kroacia u përpoq të rikthehej në lojë, ndërsa hyrja e Luka Modricit në minutën e 76-të i dha më shumë gjallëri skuadrës mysafire. Megjithatë, anglezët arritën ta ruanin epërsinë deri në fund.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm:
Hapësirë Reklamuese
Më Shumë Lajme në Telegram

Ndiqni kanalin tonë për njoftime të shpejta të lajmeve më të rëndësishme në kohë reale.

Bashkohu Tani
Reklamë

Lajmet e Reja, gjithmonë me ty

Ndiq lajmet më të fundit edhe nga aplikacioni në telefon.

Privatësia dhe Cookies

Ne përdorim cookies dhe teknologji të palëve të treta (si Google AdSense) për të analizuar trafikun dhe për të personalizuar përmbajtjen dhe reklamat. Duke vazhduar navigimin, ju pranoni përdorimin e tyre. Lexoni më shumë në Politikën e Privatësisë.

Reklamë e Sponsorizuar