Sport
Ndërprerje surprizë te Servette Chênois: Cristian Toro largohet nga pankina
Reklamë e Sponsorizuar
Klubi zviceran Servette Chênois ka konfirmuar zyrtarisht ndërprerjen e bashkëpunimit me trajnerin Cristian Toro. Strategu argjentinas-spanjoll ka kërkuar vetë largimin nga detyra, vendim ky që është pranuar dhe respektuar nga udhëheqja e klubit. Kontrata e tij, e cila ishte e vlefshme deri në qershor të vitit 2027, do të përfundojë zyrtarisht më 1 janar 2025.
Për të siguruar vazhdimësinë e punës, drejtuesit e klubit kanë vendosur që pas largimit të Toros, skuadrën ta udhëheqë përkohësisht Jeremie Dussolier, i cili aktualisht mban pozitën e drejtorit teknik të akademisë së klubit.
Cristian Toro mori drejtimin e Servette Chênois në verën e vitit 2025, duke regjistruar rreth 50 ndeshje në krye të ekipit. Mandati i tij ka qenë mjaft i suksesshëm, pasi që në sezonin e parë ai arriti të fitojë titullin kampion dhe Kupën, duke siguruar dopietën e trofeve. Po ashtu, nën drejtimin e tij, skuadra arriti të kualifikohet në fazën e ligës në Ligën e Kampionëve për edicionin aktual.
Para se t'i thotë lamtumirë klubit, Toro do të drejtojë ekipin në tri ndeshjet e mbetura të këtij viti: dy përballje në kampionat kundër Luzernit dhe St. Gallenit, si dhe duelin e fundit në Ligën e Kampionëve kundër Paris FC, më 16 dhjetor.
Servette Chênois, që aktualisht mban pozitën e liderit në Women's Super League, do ta fillojë pjesën e dytë të sezonit me një udhëheqës të ri në bankinë, pas një periudhe të frytshme të shënuar nga suksese të shumta nën urdhrat e Toros.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm: