Sport
Lojtari kroat ankohet pas humbjes nga Anglia
Reklamë e Sponsorizuar
Futbollisti i Kroacisë, Nikolla Vlashiq, ka shprehur pakënaqësinë e tij me gjykimin në ndeshjen ndaj Anglisë, të cilën kroatët e humbën me rezultat 2:1, në kuadër të xhiros së pestë të Ligës së Kombeve.
Me këtë humbje, Kroacia e humbi edhe matematikisht mundësinë për t'u kualifikuar në çerekfinale. Tani, kombëtarja kroate e pret ndeshja e fundit ndaj Çekisë, më 15 nëntor, ku do të luftojë për të siguruar qëndrimin në Ligën A.
Pas ndeshjes, Vlashiq kritikoi gjyqtarin, duke pretenduar se vendimet e tij ishin në favor të Anglisë.
“Ne ishim të mirë. Mendoj se në pjesën e parë patëm paksa shumë respekt për kundërshtarin.
Në pjesën e dytë krijuam raste dhe mund edhe të fitonim, por mendoj se sot gjyqtari ishte paksa në anën e tyre.
Nuk mund të largohem nga përshtypja se neve nuk do të na akordonin kurrë një penallti të tillë”,deklaroi Vlashiq për televizionin “Nova TV”.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm: