Botë
Qazim Laçi flet për ndryshimin mes Sylvinhos dhe Maran
Reklamë e Sponsorizuar
Shqipëria ia doli të marrë tri pikë shumë të rëndësishme në Ligën e Kombeve, Liga C, pas suksesit 2 - 0 ndaj Finlandës në stadiumin “Air Albania” të Tiranës.
Pas përfundimit të sfidës, për mediat foli edhe mesfushori Qazim Laçi, i cili komentoi paraqitjen e skuadrës, rastet e krijuara dhe ndryshimet në lojën e Kombëtares nën drejtimin e trajnerit të ri, Rolando Maran:
“Ndonjëherë duhet të jesh më i qetë në zonë. Kur u futa në zonë, e kisha mendjen te pasimi. Nuk mërzitem edhe kur nuk shënoj. E rëndësishme është fitorja. Kur shënoj, është bonus për mua. Rëndësi ka fitorja.
Kemi treguar një futboll shumë të mirë. Kemi shfrytëzuar çdo aksion. Mund të kishim shënuar edhe më shumë gola. Kemi mentalitetin e duhur.
Sylvinho me Maran? Që nga ndeshja e parë zyrtare me Maran, mundohemi të japim maksimumin dhe të luajmë një futboll të bukur. Patjetër që duhet të jemi në nivelin e duhur të përqendrimit. Po punojmë për një mbrojtje të fortë dhe një sulm sa më efikas.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm: