Lajmetereja | --:-- | Kosovë & Rajoni
Sport

Italia spektakolare ndaj Francës

Redaksia Lajmetereja • 12-11-2026 22:03
Shpërndaj:
Reklamë e Sponsorizuar
Italia spektakolare ndaj Francës
Italia ka shënuar një fitore të rëndësishme ndaj Francës, duke e mposhtur me rezultat 3:1 në ndeshjen e vlefshme për Ligën A të Ligës së Kombeve në futboll. Me këtë triumf, Italia kryeson Grupin 1 me 10 pikë, aq sa ka edhe Franca në vendin e dytë. Belgjika renditet e treta me 9 pikë, ndërsa Turqia është e fundit pa pikë. Franca e nisi më mirë takimin dhe kaloi në epërsi në minutën e 10-të. Michael Olise përfitoi nga një gabim i madh i portierit Gianluigi Donnarumma. Pas topit të kthyer, sulmuesi francez goditi nga brenda zonës dhe e dërgoi topin në rrjetë për 0:1. Italia reagoi në minutën e 26-të. Nicolo Cambiaghi asistoi bukur për Francesco Pio Esposito, i cili shënoi nga afërsia dhe barazoi rezultatin në 1:1. Në minutën e 60-të, Italia pati mundësinë të kalonte në epërsi, por Sebastiano Esposito shpërdoroi penalltinë, duke e dërguar goditjen jashtë portës. Megjithatë, vetëm tri minuta më vonë, italianët realizuan golin e dytë. Federico Dimarco dhuroi një pasim fantastik për Davide Frattesin, i cili brenda zonës goditi fuqishëm dhe e dërgoi topin në rrjetë për 2:1. Në minutën e 76-të, Francesco Pio Esposito u tregua i saktë nga pika e bardhë, duke mposhtur portierin Mike Maignan me një goditje të pandalshme në këndin e poshtëm, 3:1. Italia kështu regjistroi një fitore të rëndësishme ndaj Francës dhe barazohet me të në krye të grupit, me nga 10 pikë.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm:
Hapësirë Reklamuese
Më Shumë Lajme në Telegram

Ndiqni kanalin tonë për njoftime të shpejta të lajmeve më të rëndësishme në kohë reale.

Bashkohu Tani
Reklamë

Lajmet e Reja, gjithmonë me ty

Ndiq lajmet më të fundit edhe nga aplikacioni në telefon.

Privatësia dhe Cookies

Ne përdorim cookies dhe teknologji të palëve të treta (si Google AdSense) për të analizuar trafikun dhe për të personalizuar përmbajtjen dhe reklamat. Duke vazhduar navigimin, ju pranoni përdorimin e tyre. Lexoni më shumë në Politikën e Privatësisë.

Reklamë e Sponsorizuar