Lajmetereja | --:-- | Kosovë & Rajoni
Politikë

Shtohen rezervat e vaksinave kundër gripit, 30 mijë doza të tjera në dispozicion

Redaksia Lajmetereja • 12-11-2026 21:42
Shpërndaj:
Reklamë e Sponsorizuar
Shtohen rezervat e vaksinave kundër gripit, 30 mijë doza të tjera në dispozicion
26 mijë vaksina kundër gripit kanë mbërritur javën e kaluar në Slloveni dhe pritet që nesër, ose më së voni të hënën, të jenë në dispozicion në Maqedoninë e Veriut. Të gjitha procedurat dokumentare janë përfunduar, deklaroi sot ministri i Shëndetësisë, Sasho Klekovski. Ai theksoi se ende ka vaksina në dispozicion nga furnizimi i parë dhe se tani mund të përshpejtohet procesi i vaksinimit. “Deri më tani kemi arritur në rreth 20 mijë persona të vaksinuar. Do të sigurohet edhe blerja e 30 mijë vaksinave të tjera kundër gripit. Pres që nesër ose të hënën të marrim vendim nëse një pjesë e vaksinave do të vihen në dispozicion edhe për grupet që nuk bëjnë pjesë në kategoritë e rrezikut.Me furnizimin përfundimtar prej 30 mijë vaksinash, do të kemi gjithsej 86 mijë vaksina në dispozicion. Deri më tani, asnjëherë nuk janë vënë në dispozicion më shumë se 80 mijë vaksina, prandaj do të bëjmë një vlerësim për t’iu përgjigjur kërkesave të caktuara, në mënyrë që vaksinat të jenë të disponueshme edhe jashtë grupeve të rrezikut, me pagesë private”,shtoi Klekovski.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm:
Hapësirë Reklamuese
Më Shumë Lajme në Telegram

Ndiqni kanalin tonë për njoftime të shpejta të lajmeve më të rëndësishme në kohë reale.

Bashkohu Tani
Reklamë

Lajmet e Reja, gjithmonë me ty

Ndiq lajmet më të fundit edhe nga aplikacioni në telefon.

Privatësia dhe Cookies

Ne përdorim cookies dhe teknologji të palëve të treta (si Google AdSense) për të analizuar trafikun dhe për të personalizuar përmbajtjen dhe reklamat. Duke vazhduar navigimin, ju pranoni përdorimin e tyre. Lexoni më shumë në Politikën e Privatësisë.

Reklamë e Sponsorizuar