Lajmetereja | --:-- | Kosovë & Rajoni
Sport

“Me zemër e kam zgjedhur Kosovën” -Lutfi Dalipi tregon pse vendosi t’i bashkohet Dardanëve

Redaksia Lajmetereja • 12-11-2026 21:42
Shpërndaj:
Reklamë e Sponsorizuar
“Me zemër e kam zgjedhur Kosovën” -Lutfi Dalipi tregon pse vendosi t’i bashkohet Dardanëve
Federata e Futbollit të Kosovës (FFK) ka prezantuar Lutfi Dalipin si futbollistin më të ri që do t’i bashkohet përfaqësueses së Kosovës. Futbollisti i Vaduzit, i cili është i huazuar nga Young Boys, ka vendosur që në nivel ndërkombëtar ta përfaqësojë Kosovën, ndonëse është rritur në Zvicër. Gjatë prezantimit të tij, Dalipi ka treguar se vendimi nuk ishte i lehtë, pasi ishte rritur në Zvicër, por në fund zgjodhi Kosovën, duke ndjekur ndjenjat e tij. “Në fillim ka qenë pak zor për mua me zgjedh Kosovën ose Shqipërinë, se jam rrit në Zvicër, po me zemër e kam marrë Kosovën. I kam thënë babushit se një ditë do të luaj ose për Kosovën ose për Shqipërinë”, ka deklaruar Dalipi. Ai është shprehur i lumtur për vendimin e marrë, duke shtuar se beson që Kosova do të jetë një ekip shumë i fortë. Dalipi do të jetë të shtunën në stadiumin “Fadil Vokrri”, ku do ta përcjellë nga afër ndeshjen Kosovë-Izrael, e cila nis nga ora 15:00.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm:
Hapësirë Reklamuese
Më Shumë Lajme në Telegram

Ndiqni kanalin tonë për njoftime të shpejta të lajmeve më të rëndësishme në kohë reale.

Bashkohu Tani
Reklamë

Lajmet e Reja, gjithmonë me ty

Ndiq lajmet më të fundit edhe nga aplikacioni në telefon.

Privatësia dhe Cookies

Ne përdorim cookies dhe teknologji të palëve të treta (si Google AdSense) për të analizuar trafikun dhe për të personalizuar përmbajtjen dhe reklamat. Duke vazhduar navigimin, ju pranoni përdorimin e tyre. Lexoni më shumë në Politikën e Privatësisë.

Reklamë e Sponsorizuar