Sport
Përforcim i bujshëm: Lutfi Dalipi i bashkohet Kosovës, talenti që po mahnit Evropën flet për vendimin e tij
Reklamë e Sponsorizuar
Përfaqësuesja e Kosovës në futboll ka siguruar një përforcim të rëndësishëm për të ardhmen. Talenti 20-vjeçar, Lutfi Dalipi, ka zyrtarizuar vendimin e tij për të mbrojtur ngjyrat e fanellës dardane, duke i dhënë fund dilemave për të ardhmen e tij ndërkombëtare.
Në një prononcim për kanalin zyrtar të Federatës së Futbollit të Kosovës (FFK), Dalipi theksoi se zgjedhja e tij ka qenë e bazuar në ndjenjat e thella kombëtare. “E kam zgjedhur Kosovën me zemër. Gjithmonë i kam premtuar gjyshit se një ditë do të luaj për Kosovën ose për Shqipërinë”, u shpreh futbollisti i ri.
Dalipi, i cili konsiderohet si një nga zbulimet më të mëdha të këtij sezoni në futbollin zviceran, bëri bujë të madhe kur refuzoi ftesën e përfaqësueses U21 të Zvicrës. Ai njoftoi zyrtarisht Federatën Zvicerane se synimi i tij ishte të përfaqësonte vendin e origjinës, duke mbajtur kështu fjalën e dhënë familjes së tij.
Aktualisht, sulmuesi po kalon një formë fantastike me skuadrën e Vaduzit. Statistikat e tij flasin qartë për vlerat që ai mbart, pasi në 16 paraqitjet e para këtë edicion, ai ka arritur të shënojë gjashtë gola dhe të dhurojë nëntë asistime.
Performancat mbresëlënëse të 20-vjeçarit nuk kanë kaluar pa u vënë re nga skautët e klubeve të mëdha evropiane. Falë shkëlqimit të tij në fushë, emri i Dalipit tashmë ndodhet në listën e dëshirave të disa gjigantëve të futbollit, ku ndër më të përfolurit është klubi gjerman, RB Leipzig.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm: