Aktuale
Toskana nën pushtetin e motit ekstrem: Përmbytje të rënda dhe evakuime masive
Reklamë e Sponsorizuar
Rajoni i Toskanës në Itali është përfshirë nga reshje të dendura shiu, të cilat kanë shkaktuar situatë emergjente me përmbytje, dalje të lumenjve nga shtrati dhe rrëshqitje të rrezikshme të dheut. Për shkak të rrezikut të lartë për banorët, autoritetet kanë ndërmarrë evakuimin e rreth 100 personave nga zonat më të goditura.
Sipas raportimeve nga shtypi italian, impakti më i madh është vërejtur në zonat e Massa-s, Carrara-s dhe përgjatë bregdetit Tirren. Për shkak të kushteve atmosferike tejet të rënda, rajoni i Toskanës ka qenë nën monitorim të vazhdueshëm me alarm të kuq deri në orët e mesnatës së të enjtes.
Në qytetin e Massa-s, situata u përkeqësua nga dalja e lumit Frigido nga shtrati i tij. Rrëshqitjet e dheut bllokuan rrugët kryesore, duke izoluar fshatrat Casette dhe Forno, çka detyroi rreth 100 banorë të braktisin shtëpitë e tyre për arsye sigurie.
Problematika është shtrirë edhe në provincën e Luccës, ku lumi Serchio dhe disa përrenj të tjerë kanë dalë nga shtratet e tyre, duke shkaktuar vërshime të ujit në disa zona të banuara. Ndërkaq, në San Giuliano Terme të provincës së Pisa-s, banorët e zonave pranë lumit Serchio janë evakuuar, ndërsa ura në Ripafratta është bllokuar për qarkullim si masë parandaluese ndaj rrezikut.
Infrastruktura rrugore ka pësuar gjithashtu dëme të konsiderueshme. Në Caprigliola të zonës Massa-Carrara, një rrëshqitje dheu gjatë natës ka sjellë mbylljen e përkohshme të një segmenti rrugor në të dyja drejtimet, duke detyruar devijimin e trafikut në rrugë alternative.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm: