Aktuale
Gucati takon ish-krerët e UÇK-së në Hagë: Ja çfarë porosie kanë ata për popullin shqiptar
Reklamë e Sponsorizuar
Kryetari i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (OVL-UÇK), Hysni Gucati, ka përfunduar një vizitë dyditore në Hagë, ku ka zhvilluar takime me ish-presidentin Hashim Thaçi, ish-kryeparlamentarin Kadri Veseli dhe ish-komandantin Salih Mustafa.
Sipas njoftimit të bërë nga Gucati, këto takime u realizuan gjatë së mërkurës dhe së enjtes, më 11 dhe 12 nëntor. Ai theksoi se gjatë bashkëbisedimeve, ish-krerët e UÇK-së kanë shfaqur një qëndrueshmëri të lartë morale dhe kanë përcjellë mirënjohjen e tyre të thellë për mbështetjen e vazhdueshme që po u ofrohet.
“Këta burra dhe kolosë të Kosovës janë të fortë si çdo herë, falënderues dhe mirënjohës ndaj gjithë shqiptarëve për përkrahjen e mbështetjen e deritanishme. Ata ju bëjnë të fala dhe ju përshëndesin të gjithë shqiptarëve kudo që janë”, ka shkruar Gucati në njoftimin e tij pas vizitës.
Ndërkohë, Gucati ka bërë të ditur se axhenda e tij në Hagë do të vazhdojë edhe në fund të muajit. Ai ka konfirmuar se më 30 nëntor pritet të zhvillojë një takim me ish-deputetin dhe ish-komandantin e UÇK-së, Rexhep Selimin, të cilin e ka identifikuar me nofkën e njohur si “10-shi” i UÇK-së.
Kujtojmë se më 16 shtator, Gjykata Speciale në Hagë shpalli vendimin e shkallës së parë për Hashim Thaçin, Kadri Veselin, Jakup Krasniqin dhe Rexhep Selimin, duke i dënuar ata me gjithsej 81 vjet burgim.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm: