Lajmetereja | --:-- | Kosovë & Rajoni
Sport

Kosova në përgatitjet e fundit për Izraelin, Ermal Krasniqi mungon në stërvitje

Redaksia Lajmetereja • 12-11-2026 17:02
Shpërndaj:
Reklamë e Sponsorizuar
Kosova në përgatitjet e fundit për Izraelin, Ermal Krasniqi mungon në stërvitje
Kombëtarja e Kosovës ka mbajtur sot një tjetër seancë stërvitore në stadiumin “Fadil Vokrri”, në kuadër të përgatitjeve për përballjen me Izraelin. Ndeshja do të zhvillohet të shtunën në Prishtinë, ndërsa seanca e sotme ishte e parafundit para këtij dueli. Federata e Futbollit e Kosovës ka njoftuar për ecurinë e përgatitjeve, duke bërë të ditur se përzgjedhësi Franco Foda ka vazhduar punën me futbollistët, me fokus te aspektet taktike, organizimi i lojës dhe detajet e nevojshme për përgatitjen sa më të mirë të ekipit. “Përzgjedhësi Franco Foda ka vazhduar punën me futbollistët, duke u fokusuar në aspektet taktike, organizimin e lojës dhe detajet që synojnë ta përgatisin sa më mirë ekipin për sfidën e ardhshme”, thuhet në njoftimin e FFK-së. Megjithatë, në stërvitjen e sotme ka munguar Ermal Krasniqi, për shkak të shqetësimeve muskulore. Sipas Federatës, futbollisti është nën përkujdesjen e stafit mjekësor të Kombëtares. “Pas ekzaminimeve mjekësore do të bëhet i ditur vlerësimi për gjendjen e tij”, thuhet në njoftim.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm:

Lajmet e Reja, gjithmonë me ty

Ndiq lajmet më të fundit edhe nga aplikacioni në telefon.

Privatësia dhe Cookies

Ne përdorim cookies dhe teknologji të palëve të treta (si Google AdSense) për të analizuar trafikun dhe për të personalizuar përmbajtjen dhe reklamat. Duke vazhduar navigimin, ju pranoni përdorimin e tyre. Lexoni më shumë në Politikën e Privatësisë.

Reklamë e Sponsorizuar