Politikë
Vazhdojnë investimet infrastrukturore në Obiliq, kryetari Thaçi viziton punimet në Plemetin
Reklamë e Sponsorizuar
Kryetari i Komunës së Obiliqit, Halil Thaçi, ka vizituar sot punimet në pesë segmentet e rrugës “Sokoli”, në fshatin Plemetin, të cilat po realizohen në bashkëfinancim me Ministrinë për Komunitete dhe Kthim.
Thaçi ka thënë se ky investim ka për qëllim përmirësimin e kushteve të jetesës për banorët e kësaj ane, ku jetojnë kryesisht pjesëtarë të komuniteteve rom, egjiptian dhe ashkali.
Thaçi: Investim për përmirësimin e kushteve të jetesës të banorëve të kësaj ane
“Është një investim i cili është bërë së bashku, në bashkëfinancim me Ministrinë për Komunitete dhe Kthim, të cilën njëkohësisht dua ta falënderoj ministren që ka pasur mirëkuptimin dhe kemi bërë së bashku bashkëfinancimin, Komuna e Obiliqit dhe ministria, për pesë segmentet e rrugës ‘Sokoli’. Ne jemi këtu në një lokacion ku në përgjithësi ka komunitet rom, egjiptian dhe ashkali. Pra, ne si komunë po kujdesemi që ta bëjmë sa më të mirë dhe sa më të lehtë jetesën e këtyre qytetarëve të kësaj ane”,tha Thaçi.
Ai ka bërë të ditur se aktualisht janë në proces 12 projekte në territorin e kësaj komune, prej të cilave katër janë investime të mëdha. Ai ka theksuar se, pavarësisht se kanë trashëguar buxhetin nga qeverisja e kaluar, puna në realizimin e projekteve po vazhdon. Sipas tij, nga viti 2027 pritet të nisin projektet e reja të planifikuara nga qeverisja aktuale, të cilat synojnë përmirësimin e jetës së qytetarëve. Thaçi ka bërë të ditur se brenda këtij viti pritet të përfundojnë mbi shtatë projekte, ndërsa projektet e tjera do të vazhdojnë të realizohen në vitet e ardhshme.
Thaçi: Në proces 12 projekte, prej të cilave katër janë investime të mëdha
“Në proces janë 12 projekte, prej tyre katër janë investime të mëdha që po ndodhin dhe natyrisht në gjithë territorin e Komunës së Obiliqit po punojmë, edhe pse ne kemi trashëguar një buxhet nga një qeverisje e kaluar. Ne sigurisht që nga viti 2027 do të fillojmë me projektet tona, me projekte të reja të cilat do t’u shërbejnë qytetarëve, duke ua lehtësuar jetën për çdo ditë…01:21 Brenda këtij viti janë mbi shtatë projekte që përmbyllen, e të tjerat do të vazhdojnë në vitet e ardhshme”, theksoi ai.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm: