Lajmetereja | --:-- | Kosovë & Rajoni
Ekonomi

Lajm i mirë për punëtorët e pastrimit në Vushtrri: Rriten pagat në ndërmarrjen “Përparimi”

Redaksia Lajmetereja • 12-11-2026 16:20
Shpërndaj:
Reklamë e Sponsorizuar
Lajm i mirë për punëtorët e pastrimit në Vushtrri: Rriten pagat në ndërmarrjen “Përparimi”
Ndërmarrja publike komunale “Përparimi” në Vushtrri ka marrë vendim për përmirësimin e kushteve financiare të stafit të terrenit, duke rritur pagat për punonjësit që kujdesen për mirëmbajtjen dhe pastërtinë e qytetit. Sipas vendimit zyrtar, struktura e re e pagave është ndarë në dy nivele kryesore, ku shumat mujore tashmë arrijnë në 623,29 euro dhe 729,57 euro, varësisht nga pozicioni i punës. Konkretisht, paga prej 623,29 eurosh do të përfitohet nga mbledhësit e mbeturinave, punëtorët e pastrimit të hapësirave publike, kryepunëtori i tyre, si dhe shoferët e automjeteve të vogla dhe depoisti. Ndërkaq, për rolet me përgjegjësi më të lartë teknike, siç janë shoferët e kamionëve të mbeturinave, operatorët e bagerëve dhe axhustatorët, paga mujore është vendosur të jetë 729,57 euro.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm:

Lajmet e Reja, gjithmonë me ty

Ndiq lajmet më të fundit edhe nga aplikacioni në telefon.

Privatësia dhe Cookies

Ne përdorim cookies dhe teknologji të palëve të treta (si Google AdSense) për të analizuar trafikun dhe për të personalizuar përmbajtjen dhe reklamat. Duke vazhduar navigimin, ju pranoni përdorimin e tyre. Lexoni më shumë në Politikën e Privatësisë.

Reklamë e Sponsorizuar