Sport
Në Beograd varroset Xhevat Prekazi! Në ceremoninë mortore morën pjesë edhe hoxhallarë
Reklamë e Sponsorizuar
Xhevat Prekazi është varrosur në Beograd, ndërsa në ceremoninë mortore morën pjesë edhe hoxhallarë, siç shihet në fotografitë e publikuara nga mediat serbe.
Arkivoli i tij u mbulua me fanellat e Partizanit dhe Galatasarayt, dy klubeve që shënuan karrierën e tij futbollistike, si dhe me flamurin bardhezi.
Kjo ishte dëshira e fundit e Prekazit.
Një numër i madh njerëzish u mblodhën në varrezat Leshçe në Beograd për t'i dhënë lamtumirën e fundit ish-futbollistit.
Sipas mediumit serb “Kurir”, Prekazi kishte pësuar edhe një goditje në tru në tetor të vitit 2023, gjatë qëndrimit në Brzeçe, në afërsi të malit Kopaonik. Ai ishte transportuar me urgjencë në Beograd, ku kishte marrë ndihmën mjekësore.
“Beogradi është qyteti më i madh për mua sepse krejt vlerësimet që i kam bërë, së pari i kam bërë në Partizan dhe përmes Partizanit e kam bërë emrin tim. Beogradi është qyteti im! Shumë e dua se krejt çka kam bërë në jetën time i falënderohem Beogradit”,kështu kishte deklaruar Prekazi.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm: