Lajmetereja | --:-- | Kosovë & Rajoni
Aktuale

Presidentja Shiroka Pula vlerëson mbështetjen e Turqisë për Kosovën

Redaksia Lajmetereja • 12-11-2026 15:42
Shpërndaj:
Reklamë e Sponsorizuar
Presidentja Shiroka Pula vlerëson mbështetjen e Turqisë për Kosovën
Presidentja e Republikës së Kosovës, Justina Shiroka Pula, priti në takim të ngarkuarin me punë të Ambasadës së Turqisë, Babür Hızlan. Presidentja Shiroka Pula shprehu mirënjohjen për mbështetjen e vazhdueshme të Turqisë ndaj Kosovës, duke vlerësuar kontributin e saj në kuadër të KFOR-it, si dhe bashkëpunimin në fushën e mbrojtjes dhe sigurisë. Ajo theksoi rëndësinë e partneritetit ndërmjet dy vendeve dhe përshëndeti nisjen e punimeve për ndërtimin e fabrikës së municioneve në Jahoc të Gjakovës, në bashkëpunim me kompaninë turke MKE, si një hap të rëndësishëm në zhvillimin e kapaciteteve vendore të mbrojtjes. Presidentja vlerësoi gjithashtu mbështetjen e Turqisë për anëtarësimin e Kosovës në organizata ndërkombëtare, veçanërisht në NATO. Në këtë kontekst, presidentja Shiroka Pula theksoi nevojën për thellimin e bashkëpunimit ekonomik, rritjen e eksporteve kosovare dhe nxitjen e investimeve turke në Kosovë
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm:

Lajmet e Reja, gjithmonë me ty

Ndiq lajmet më të fundit edhe nga aplikacioni në telefon.

Privatësia dhe Cookies

Ne përdorim cookies dhe teknologji të palëve të treta (si Google AdSense) për të analizuar trafikun dhe për të personalizuar përmbajtjen dhe reklamat. Duke vazhduar navigimin, ju pranoni përdorimin e tyre. Lexoni më shumë në Politikën e Privatësisë.

Reklamë e Sponsorizuar