Lajmetereja | --:-- | Kosovë & Rajoni
Aktuale

AIP bën thirrje për mbrojtjen e të dhënave personale të fëmijëve

Redaksia Lajmetereja • 12-11-2026 15:42
Shpërndaj:
Reklamë e Sponsorizuar
AIP bën thirrje për mbrojtjen e të dhënave personale të fëmijëve
Agjencia për Informim dhe Privatësi (AIP) u bëri sot thirrje institucioneve arsimore, prindërve, mësimdhënësve që të ndërmarrin veprime konkrete për mbrojtjen e privatësisë dhe të dhënave personale të fëmijëve në internet. Në njoftimin për medie, AIP përkujton se fëmijët po rriten në një botë ku fotografitë, informacionet dhe përjetimet e tyre mund të shpërndahen brenda pak sekondash dhe se publikimet mund të mbeten në internet për vite me radhë pa dijeninë dhe kontrollin e tyre. Rëndësia e kësaj çështjeje është vënë në vëmendje të veçantë edhe në nivel evropian. Bordi Evropian për Mbrojtjen e të Dhënave (EDPB) ka shtuar përpjekjet dhe ka ndërmarrë nisma për ndërgjegjësimin dhe edukimin e fëmijëve lidhur me privatësinë në mjedisin digjital. Agjencia për Informim dhe Privatësi, në cilësinë e anëtarit vëzhgues të Bordit Evropian për Mbrojtjen e të Dhënave (EDPB), përcjell me vëmendje zhvillimet, iniciativat dhe vendimet e këtij institucioni në fushën e mbrojtjes së të dhënave personale. Në përputhje me përpjekjet e përbashkëta të autoriteteve evropiane për mbrojtjen e të dhënave personale, Agjencia, përveç fushatave ndërgjegjësuese, kërkesave ndaj Ministrisë së Arsimit për përfshirjen e privatësisë së fëmijëve në kurrikula mësimore, ka ndërmarrë edhe veprime konkrete për ndërgjegjësimin dhe edukimin e fëmijëve, prindërve dhe institucioneve arsimore në Kosovë, duke publikuar dy udhëzues praktikë: fotografia e nxënësve dhe privatësia e tyre, dhe privatësia juaj në internet. Agjencia u bën thirrje institucioneve arsimore që t’i shfrytëzojnë dhe shpërndajnë këta udhëzues, të ndërmarrin masa të përshtatshme për mbrojtjen e të dhënave personale të nxënësve dhe të kontribuojnë në edukimin e vazhdueshëm për privatësinë. Njëkohësisht, fton prindërit dhe mësimdhënësit që të bisedojnë me fëmijët për rreziqet e shpërndarjes së informacioneve personale dhe rëndësinë e përdorimit të përgjegjshëm të teknologjisë. "Mbrojtja e privatësisë së fëmijëve, është mbi të gjitha përgjegjësi e përbashkët ndaj mirëqenies, dinjitetit dhe të ardhmes së tyre",theksohet në njoftimin e AIP.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm:

Lajmet e Reja, gjithmonë me ty

Ndiq lajmet më të fundit edhe nga aplikacioni në telefon.

Privatësia dhe Cookies

Ne përdorim cookies dhe teknologji të palëve të treta (si Google AdSense) për të analizuar trafikun dhe për të personalizuar përmbajtjen dhe reklamat. Duke vazhduar navigimin, ju pranoni përdorimin e tyre. Lexoni më shumë në Politikën e Privatësisë.

Reklamë e Sponsorizuar