Lajmetereja | --:-- | Kosovë & Rajoni
Sport

Rama i reagon Bashës dhe Gashanit: Ndalni gënjeshtrat, mos i rrezikoni Lojërat Mesdhetare

Redaksia Lajmetereja • 12-11-2026 15:23
Shpërndaj:
Reklamë e Sponsorizuar
Rama i reagon Bashës dhe Gashanit: Ndalni gënjeshtrat, mos i rrezikoni Lojërat Mesdhetare
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka reaguar pas deklaratave të ministrit të Infrastrukturës, Dimal Basha, dhe ministrit të Sportit, Blerim Gashani, duke thënë se rreziku për mosmbajtjen e Lojërave Mesdhetare 2030 po vjen pikërisht nga Qeveria. Rama tha se ai vetë ka kërkuar që në organizimin e kësaj ngjarjeje të përfshihen edhe qytetet e tjera të Kosovës, duke mohuar se kjo është çështja për të cilën palët nuk po arrijnë marrëveshje. Ai akuzoi kryeministrin Albin Kurti se po i përdor Lojërat Mesdhetare për, siç u shpreh, “agjendën e tij populiste”. “Kryeministri Kurti po e përdor këtë ngjarje historike për agjendën e tij populiste, duke nxitur përçarje mes qyteteve dhe duke hedhur akuza për t’iu shmangur përgjegjësisë. Ndërkohë, koha për pagesat, infrastrukturën dhe përmbushjen e obligimeve po kalon. Rreziku për këtë organizim po vjen nga veprimet dhe mosveprimet e Qeverisë: • Mospagesa e obligimeve ndaj Komitetit Ndërkombëtar, për të cilat vetë Qeveria ka dhënë garanci. • Përpjekjet për ndryshimin e Masterplanit të miratuar. Afatet po mbarojnë. Çdo ditë e humbur e rëndon përgjegjësinë dhe e rrezikon këtë mundësi historike”, ka shkruar Rama. Ai i bëri thirrje Qeverisë që t’i përmbushë obligimet e saj. “Kuvendi meriton dinjitet. Qytetarët meritojnë të vërtetën. Kosova meriton që fjala e dhënë në emër të saj të mbahet”, përfundoi Rama.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm:

Lajmet e Reja, gjithmonë me ty

Ndiq lajmet më të fundit edhe nga aplikacioni në telefon.

Privatësia dhe Cookies

Ne përdorim cookies dhe teknologji të palëve të treta (si Google AdSense) për të analizuar trafikun dhe për të personalizuar përmbajtjen dhe reklamat. Duke vazhduar navigimin, ju pranoni përdorimin e tyre. Lexoni më shumë në Politikën e Privatësisë.

Reklamë e Sponsorizuar