Lajmetereja | --:-- | Kosovë & Rajoni
Aktuale

De Bruyne drejt largimit nga Napoli dhe Italia në janar, kontakte me PSV-në

Redaksia Lajmetereja • 12-11-2026 15:23
Shpërndaj:
Reklamë e Sponsorizuar
De Bruyne drejt largimit nga Napoli dhe Italia në janar, kontakte me PSV-në
Kevin De Bruyne mund të largohet nga Serie A që në merkaton e janarit. Sipas zërave nga Holanda, PSV dëshiron të blejë mesfushorin belg të Napolit. E përditshmja “De Telegraaf” shkruan se ka pasur kontakte me njerëzit afër KDB, që nuk është kundër një lëvizjeje të mundshme në merkaton e dimrit. Një konfirmim tjetër ky për faktin se mes lojtarit belg dhe Napolit nuk lulëzoi kurrë dashuria. Pas një viti e gjysmë me fanellën e këtij ekipi, aventura e De Bruyne mund të jetë drejt fundit. Napoli nuk pritet të vendosë barrikada, nëse De Bruyne dëshiron të ndryshojë ambient. Ish-lojtari i City iu bashkua Napolit me parametra zero, kështu që Manna dhe De Laurentiis mund ta lënë të largohet edhe pa fituar asgjë. Në këtë rast klubi do të kursente pagën e mesfushorit, rreth 6 milionë euro neto, si dhe do të zgjidhte një “problem” në dhomën e zhveshjes. Dihet që KDB nuk ka pasur ndonjë lidhje të veçantë me skuadrën dhe qytetin. Zënka me Luça-n në fushë ndaj Portos mund të jetë krisja përfundimtare me grupin. PSV ka bërë edhe më parë transferime të kësaj natyre, si Ivan Perishiq dhe Mario Gotze. Skuadra holandeze ka nevojë për talent, pa parë moshën e lojtarit.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm:

Lajmet e Reja, gjithmonë me ty

Ndiq lajmet më të fundit edhe nga aplikacioni në telefon.

Privatësia dhe Cookies

Ne përdorim cookies dhe teknologji të palëve të treta (si Google AdSense) për të analizuar trafikun dhe për të personalizuar përmbajtjen dhe reklamat. Duke vazhduar navigimin, ju pranoni përdorimin e tyre. Lexoni më shumë në Politikën e Privatësisë.

Reklamë e Sponsorizuar