Lajmetereja | --:-- | Kosovë & Rajoni
Kronikë

Skandali në Lushnjë: Flet i afërmi i mësuesit të arrestuar për ngacmim seksual ndaj nxënëses

Redaksia Lajmetereja • 29-09-2026 12:01
Shpërndaj:
Reklamë e Sponsorizuar
Skandali në Lushnjë: Flet i afërmi i mësuesit të arrestuar për ngacmim seksual ndaj nxënëses
Arrestimi i një mësuesi 60-vjeçar në qytetin e Lushnjës, i dyshuar për dërgimin e mesazheve me përmbajtje seksuale për një nxënëse të mitur, ka sjellë reagimin e familjarëve dhe komunitetit lokal. Në një rrëfim për emisionin “Shqipëria Live”, një i afërm i arsimtarit ka hedhur poshtë akuzat, duke ngritur dyshime se ngjarja mund të jetë një skenar shantazhi. “Me thënë të drejtën unë e kam djalë xhaxhai dhe unë nuk besoj dhe shumë të tjerë kanë thënë se nuk besojnë. Ai ka qenë shumë i pastër, e njoh shpirtërisht, kam qëndruar një kohë të gjatë me të. Nuk e di arsyen, mund të jetë shantazh”, u shpreh ai, teksa nuk e përjashtoi mundësinë që e gjithë historia të jetë e sajuar. Sipas tij, 60-vjeçari vjen nga një familje me tradita në arsim, ndërsa theksoi gjendjen e rënduar emocionale në familje pas humbjes së bashkëshortes tre vite më parë dhe shqetësimin për shëndetin e babait të mësuesit. “Për atë vë dorën në zjarr. Edhe nëse e ka bërë, nuk e di ca mesazhesh janë shkruar me sms, është e drejta e shtetit ta dënojë. Edhe pse është i imi, edhe po të jetë djali im, pisllëkun e dënoj 200 për qind”, shtoi ai. Në të njëjtën linjë ka qenë edhe dëshmia e një banori të zonës, i cili mbet i habitur nga lajmi për arrestimin, duke e cilësuar arsimtarin dhe familjen e tij si shembullore gjatë dekadave që i njeh. “E njihnim si njeri shumë shembullor, si atë dhe babain e tij. Edhe si familje ka qenë e ngritur, më erdhi shumë e çuditshme. Kam 34 vite këtu nuk kam dëgjuar kështu budallaqesh. Mund të jetë e kurdisur”, u shpreh banori, duke shtuar se procesi mësimor në shkollë vijon normalisht pa u penguar nga kjo ngjarje.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm:
Privatësia dhe Cookies

Ne përdorim cookies dhe teknologji të palëve të treta (si Google AdSense) për të analizuar trafikun dhe për të personalizuar përmbajtjen dhe reklamat. Duke vazhduar navigimin, ju pranoni përdorimin e tyre. Lexoni më shumë në Politikën e Privatësisë.

Reklamë e Sponsorizuar