Lajmetereja | --:-- | Kosovë & Rajoni
Kronikë

Tragjedi në Pejë: Humb jetën fëmija në fshatin Treboviq, dyshohet se u shtyp nga dyert e oborrit

Redaksia Lajmetereja • 29-09-2026 12:01
Shpërndaj:
Reklamë e Sponsorizuar
Tragjedi në Pejë: Humb jetën fëmija në fshatin Treboviq, dyshohet se u shtyp nga dyert e oborrit
Një ngjarje e rëndë ka tronditur ditën e sotme fshatin Treboviq të komunës së Pejës, ku një fëmijë ka ndërruar jetë si pasojë e një aksidenti tragjik. Sipas informacioneve paraprake, dyshohet se viktimën e kanë zënë poshtë dyert e oborrit, duke shkaktuar kështu fatalitetin. Këtë ngjarje e ka konfirmuar zyrtarisht edhe Policia e Kosovës, përmes zëdhënësit rajonal për rajonin e Pejës, Driton Rugova. "Më datën 29.09.2026, rreth orës 09:30, Policia është njoftuar nga Emergjenca e Spitalit rajonal në Pejë se është pranuar një fëmijë pa shenja jete. Njësitet policore menjëherë kanë dalë në vendin e ngjarjes, në fshatin Treboviq-Pejë, si dhe në Spitalin rajonal në Pejë, me qëllim të sqarimit të rrethanave që kanë të bëjnë me rastin. Lidhur me rastin është njoftuar Prokurori i Shtetit. Me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës iu është liruar familjarëve për ceremoni mortore", ka deklaruar Rugova.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm:
Privatësia dhe Cookies

Ne përdorim cookies dhe teknologji të palëve të treta (si Google AdSense) për të analizuar trafikun dhe për të personalizuar përmbajtjen dhe reklamat. Duke vazhduar navigimin, ju pranoni përdorimin e tyre. Lexoni më shumë në Politikën e Privatësisë.

Reklamë e Sponsorizuar