Kronikë
Tragjedi në Pejë: Humb jetën fëmija në fshatin Treboviq, dyshohet se u shtyp nga dyert e oborrit
Reklamë e Sponsorizuar
Një ngjarje e rëndë ka tronditur ditën e sotme fshatin Treboviq të komunës së Pejës, ku një fëmijë ka ndërruar jetë si pasojë e një aksidenti tragjik.
Sipas informacioneve paraprake, dyshohet se viktimën e kanë zënë poshtë dyert e oborrit, duke shkaktuar kështu fatalitetin.
Këtë ngjarje e ka konfirmuar zyrtarisht edhe Policia e Kosovës, përmes zëdhënësit rajonal për rajonin e Pejës, Driton Rugova.
"Më datën 29.09.2026, rreth orës 09:30, Policia është njoftuar nga Emergjenca e Spitalit rajonal në Pejë se është pranuar një fëmijë pa shenja jete. Njësitet policore menjëherë kanë dalë në vendin e ngjarjes, në fshatin Treboviq-Pejë, si dhe në Spitalin rajonal në Pejë, me qëllim të sqarimit të rrethanave që kanë të bëjnë me rastin. Lidhur me rastin është njoftuar Prokurori i Shtetit. Me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës iu është liruar familjarëve për ceremoni mortore", ka deklaruar Rugova.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm: