Aktuale
Stil dhe guxim në New York: Vajza e Michael Douglas dhe Catherine Zeta-Jones mahnit me dukjen e saj
Reklamë e Sponsorizuar
Carys Douglas, trashëgimtarja e yjeve të njohur të kinematografisë Michael Douglas dhe Catherine Zeta-Jones, ka sërish në qendër të vëmendjes së mediave pas një paraqitjeje mjaft të spikatur në një ngjarje prestigjioze mode në metropolin amerikan.
E reja 23-vjeçare ishte e pranishme mbrëmjen e së mërkurës në koktejin ekskluziv “Gucci x Moda Operandi NYC”, ku u shfaq me një veshje tejet ekstravagante dhe të guximshme, e dominuar të tërën nga nuancat e zeza.
Ajo kishte zgjedhur për këtë mbrëmje një bluzë transparente me dantellë, e cila ishte e hapur në pjesën e përparme dhe e mbajtur vetëm me një kapëse, pa vendosur reçipeta poshtë saj. Stili i saj u plotësua me një fund të shkurtër po ashtu prej dantelle të zezë, geta të errëta dhe një çantë firmato nga marka e njohur Gucci.
Gjatë zhvillimit të këtij eventi, Carys u pa duke pozuar përpara aparatit fotografik në shoqërinë e personaliteteve të tjera të pranishme, mes të cilave edhe modelja e njohur Aweng Chuol.
Kjo paraqitje e saj vjen në një moment kur prindërit e saj kanë ngritur shpesh zërin në opinionin publik rreth dukurisë së njohur si “nepo babies”, një shprehje që përdoret rëndom për fëmijët e personazheve të famshëm që hyjnë në botën e artit dhe argëtimit.
Ndërkohë që Michael Douglas nuk e ka fshehur pakënaqësinë ndaj këtij etiketimi, bashkëshortja e tij, Catherine Zeta-Jones, ka theksuar se ata janë përkushtuar që t'i përgatisin fëmijët për realitetin e vështirë të kësaj industrie dhe t'i mbështesin ata që të ndjekin pasionin e tyre të vërtetë për artin.
Kujtojmë se derisa Carys ka zgjedhur të bëjë emër në botën e modelingut, vëllai i saj, Dylan, ka vendosur t'i futet rrugës së aktrimit.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm: