Lajmetereja | --:-- | Kosovë & Rajoni
Aktuale

Tensionet në BBVK 5: Nichi provokon hapur Fuegon duke i përmendur Feron

Redaksia Lajmetereja • 12-11-2026 13:22
Shpërndaj:
Reklamë e Sponsorizuar
Tensionet në BBVK 5: Nichi provokon hapur Fuegon duke i përmendur Feron
Shtëpia më e famshme në vend, Big Brother VIP Kosova 5, është përfshirë sërish nga tensionet dhe përplasjet e forta verbale mes banorëve. Këtë herë, protagonistë të një konflikti të ashpër kanë qenë reperët Nichi dhe Fuego, ndërkohë që në debat është përfshirë papritur edhe emri i reperit të njohur Fero. Gjatë një diskutimi të nxehtë, Nichi ka zgjedhur ta provokojë drejtpërdrejt rivalin e tij, duke i kujtuar marrëdhëniet e kaluara me Feron. Ai ka pretenduar se Fuego kishte fshirë një këngë diss për t'u pajtuar me të, por sipas tij, një pajtim i tillë nuk ishte arritur kurrë më parë. “Mos e thirr Feron, shuj se ta thirri Feron. E ka fshirë diss-in që të pajtohet me Feron, por nuk është pajtuar ai. I dobët je”, u shpreh Nichi gjatë debatit. Reagimi i Fuegos nuk ka munguar, i cili i është kundërpërgjigjur menjëherë me tone sfiduese, duke i ftuar të dy që të bashkojnë forcat nëse munden. “Bëhuni bashkë, ju bashkë edhe një tekst s'mundeni me shkru. Për këtë sport nuk ki më baba. Ty edhe atë në krah i mbaj, të dyve bashkë. Eja provoje”, iu kundërpërgjigj Fuego. Përfshirja e Feros në këtë histori nuk është aspak e rastësishme, pasi në të kaluarën ai dhe Fuego kanë qenë pjesë e të njëjtit label muzikor, para se marrëdhëniet mes tyre të acaroheshin dhe të prisheshin përfundimisht. Kujtojmë se kjo nuk është hera e parë që dy artistët përplasen fizikisht apo verbalisht brenda mureve të shtëpisë, pasi ditët e fundit ata kanë qenë në qendër të vëmendjes për shkak të replikave të ashpra dhe akuzave të ndërsjella.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm:

Lajmet e Reja, gjithmonë me ty

Ndiq lajmet më të fundit edhe nga aplikacioni në telefon.

Privatësia dhe Cookies

Ne përdorim cookies dhe teknologji të palëve të treta (si Google AdSense) për të analizuar trafikun dhe për të personalizuar përmbajtjen dhe reklamat. Duke vazhduar navigimin, ju pranoni përdorimin e tyre. Lexoni më shumë në Politikën e Privatësisë.

Reklamë e Sponsorizuar