Lajmetereja | --:-- | Kosovë & Rajoni
Politikë

Incidenti me vezë në Dublin, Rama reagon nga Samiti: Është thjesht demokraci, ndihem i mirëpritur në Irlandë

Redaksia Lajmetereja • 12-11-2026 12:42
Shpërndaj:
Reklamë e Sponsorizuar
Incidenti me vezë në Dublin, Rama reagon nga Samiti: Është thjesht demokraci, ndihem i mirëpritur në Irlandë
Kryeministri Edi Rama ka marrë pjesë këtë të martë në punimet e Samitit të 9-të të Komunitetit Politik Evropian, ku gjatë fjalës së tij përpara mediave është ndalur edhe te ngjarja e ndodhur një ditë më parë në kryeqytetin irlandez. I pyetur nga gazetarët lidhur me protestën e disa bashkatdhetarëve që e pritën me vezë gjatë mbërritjes në Dublin, kreu i Qeverisë shqiptare e ka cilësuar këtë si një shprehje të sistemit demokratik, duke shtuar se pavarësisht kësaj, ai ndihet mjaft i mirëpritur në Irlandë. "Mendoj se ky është një shtet demokratik, që udhëhiqet nga rregulla dhe ligje, dhe ajo që ndodhi është pjesë e të qenit një shtet i tillë. Në Irlandë ndihem shumë i mirëpritur, pata një bisedë shumë të mirë dje në një forum prestigjioz mendimesh dhe kishte dhjetëra vëllezër e motra shqiptarë që ndjenë se duhet të më prisnin në një mënyrë ndryshe. Dhe kaq, është demokraci, çfarë të bësh", u shpreh Rama para mediave.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm:

Lajmet e Reja, gjithmonë me ty

Ndiq lajmet më të fundit edhe nga aplikacioni në telefon.

Privatësia dhe Cookies

Ne përdorim cookies dhe teknologji të palëve të treta (si Google AdSense) për të analizuar trafikun dhe për të personalizuar përmbajtjen dhe reklamat. Duke vazhduar navigimin, ju pranoni përdorimin e tyre. Lexoni më shumë në Politikën e Privatësisë.

Reklamë e Sponsorizuar