Kronikë
Vendimi i Apelit për Oltion Bistrin: Policia nuk e gjen në shtëpi ish-shefin e operacionales
Reklamë e Sponsorizuar
Forcat e rendit ende nuk kanë mundur ta vënë në zbatim vendimin e Gjykatës së Apelit për ish-drejtuesin e operacionales, Oltion Bistri.
Sipas të dhënave të deritanishme, gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e tij, forcat e policisë nuk kanë arritur ta lokalizojnë atë.
Një ditë më parë, Apeli i Posaçëm e dënoi ish-zyrtarikl e lartë me 7 vite e 4 muaj burgim, duke aplikuar gjykimin e shkurtuar. Megjithatë, bazuar në llogaritjet e kryera nga prokurorët e Prokurorisë së Posaçme (SPAK), atij i kanë mbetur për të shlyer edhe 3 vite, 10 muaj e 14 ditë heqje lirie.
Gjatë seancës së djeshme, Gjykata e Apelit e shpalli atë fajtor edhe për akuzat e korrupsionit pasiv dhe pastrimit të parave, ndërkohë që në vitin 2025 shkalla e parë e kishte dënuar vetëm për veprën penale të zbulimit të akteve ose të dhënave sekrete.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm: