Lajmetereja | --:-- | Kosovë & Rajoni
Politikë

Mickoski: Inflacioni në vendin tonë më i ulët se mesatarja evropiane, mbi 90 milionë euro investime në arsim

Redaksia Lajmetereja • 29-09-2026 11:41
Shpërndaj:
Reklamë e Sponsorizuar
Mickoski: Inflacioni në vendin tonë më i ulët se mesatarja evropiane, mbi 90 milionë euro investime në arsim
Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski, gjatë një deklarate për media, u ndal te tendencat e inflacionit, duke bërë të ditur se ky tregues ka shënuar rënie gjatë muajit gusht në krahasim me korrikun, duke mbetur nën nivelet e kontinentit evropian. "Po shikoni, ne kemi dy muaj që na inkurajojnë, ato janë muaji korrik dhe gusht. Në korrik ishte 2,3%, në gusht ishte 2,6%, në kushte kur në Evropë në korrik ishte 2,9%, kurse në gusht 3,2%", u shpreh krersti i ekzekutivit, duke kujtuar se gjatë krizës së kaluar energjetike para katër vitesh pretendohej se inflacioni i lartë ishte i importuar, teori që sipas tij u dëshmua si e rreme pasi aktualisht vendi po mban një shifër pothuajse dy herë më të ulët se mesatarja e Bashkimit Evropian. Mickoski shtoi se po pritet publikimi zyrtar i të dhënave për muajin shtator nga Enti Shtetëror i Statistikës, ndërkohë që paralelisht përmes Inspektoratit Shtetëror të Tregut po bëhen vlerësime të posaçme për ushqimin dhe pijet joalkoolike. Sipas parashikimeve të brendshme, ky segment pritet të lëvizë mes 1,5 dhe 2% në nivel vjetor, ndërsa pritet konfirmimi i statistikave zyrtare. Lidhur me zhvillimet në sektorin arsimor, shefi i qeverisë bëri të ditur se gjatë 26-27 muajve të fundit janë derdhur mbi 90 milionë euro investime në infrastrukturën shkollore dhe studentore, shifër kjo që përfshin edhe gjysmën e fondeve të drejtpërdrejta nga Ministria e Arsimit për konviktet. Ai paralajmëroi se nesër do të vihet në punë konvikti studentor "Stiv Naumov", i cili është tërësisht i rikonstruktuar dhe modernizuar, kurse shumë shpejt do të pasojë edhe rihapja e konviktit të dytë "Kuzman". Mickoski nënvizoi se ky cikël rinovimi, i cili përfshin të gjitha konviktet e nxënësve dhe studentëve, pëubën një hap që nuk është ndërmarrë prej dekadash. Në fund të fjalës së tij, kryeministri theksoi se qeveria po i adreson sfidat radhazi sipas rëndësisë, duke shtuar se rreth 45 milionë euro të tjera përmes programit për decentralizimin e mjeteve nga buxheti qendror drejt komunave janë orientuar drejt projekteve arsimore, konkretisht për sanimin dhe rinovimin e shkollave fillore dhe të mesme në mbarë vendin.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm:
Privatësia dhe Cookies

Ne përdorim cookies dhe teknologji të palëve të treta (si Google AdSense) për të analizuar trafikun dhe për të personalizuar përmbajtjen dhe reklamat. Duke vazhduar navigimin, ju pranoni përdorimin e tyre. Lexoni më shumë në Politikën e Privatësisë.

Reklamë e Sponsorizuar