Sport
Këmbanë alarmi për Finlandën, Kombëtarja kërkon triumfin historik në “Air Albania”
Reklamë e Sponsorizuar
Kombëtarja shqiptare e futbollit është gati për një tjetër sfidë të madhe mbrëmjen e sotme, ku do të matë forcat me përfaqësuesen e Finlandës në shtëpi.
Kjo përballje përbën ndeshjen e pestë tëkuadërve në fazën e grupeve të Ligës së Kombeve. Dueli do të zhvillohet në impiantin modern “Air Albania”, me fillim nga ora 20:45.
Pritet një atmosferë e zjarrtë në shkallët e stadiumit, i cili do të jetë i tejmbushur për të shtyrë drejt fitores djemtë e drejtuar nga trajneri Rolando Maran, ndërsa mbështetja e zjarrtë e tifozëve shihet si arma kryesore e kuqezinjve për të arritur synimin.
Motivimi te kombëtarja është në nivele maksimale, sidomos pas dëshirës së fortë për të marrë revansh për humbjen e pësuar më parë në udhëtim ndaj skuadrës nordike.
Tekniku Maran do të ketë në dispozicion organikën e plotë të lojtarëve dhe një skemë të mirëstudiuar taktikisht, çka rrit shanset për një paraqitje pozitive. Ruajtja e kreut të renditjes mbetet imperativ, i kushtëzuar edhe nga pritshmëritë e larta të publikut, por mbi të gjitha nga objektivi madhor i këtij cikli: ngjitja zyrtare në Ligën B.
Për momentin, situata në Grupin 1 buzëqesh përfaqësuesen tonë. Shqipëria mban vendin e parë me 9 pikë në total, duke lënë pas me nga 7 pikë secila Bjellorusinë dhe vetë Finlandën.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm: