Aktuale
Emocione të forta dhe lot në 'Big Brother VIP Kosova': Zoja dhe Arlinda me rrëfime prekëse për prindërit
Reklamë e Sponsorizuar
Shtëpia e "Big Brother VIP Kosova 5" është përfshirë nga çaste mjaft të ndjeshme, me banoret Zoja dhe Arlinda që kanë ndarë me njëra-tjetrën biseda prekëse për familjarët dhe dashurinë e pakushtëzuar ndaj tyre.
E përlotur dhe me zërin që i dridhej, Zoja ka shprehur hapur shqetësimin që ndien për moshën e prindërve të saj. “Babi e mami janë ma të vjetër, tutna gjithë se menoj që ka me m’ra pak me to. Kanjëherë mundohem mamin mos me thirr shumë, kom qef me mësu veten kur nuk osht mami me e ditë”, është shprehur ajo gjatë bisedës.
Në të njëjtën linjë emotive ka qenë edhe Arlinda, e cila nuk i ka mbajtur dot lotët teksa ka treguar për përgjegjësinë që mban si vajza më e vogël e shtëpisë dhe përjetimin e moshës së thyer të prindërve.
“Na duhet mu bo t’forta… Kah 80 vjet unë i kam t’mit. Jam ma e vogla, m’ka ra me nejt me ta”, ka thënë ajo me sy të përlotur, duke nëvizuar nevojën për të qëndruar e fortë.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm: