Sport
Zgjodhi Italisë në vend të Zvicrës: Talenti i njohur rrezikon gjobë prej 100 mijë eurosh
Reklamë e Sponsorizuar
Alessandro Romano (20), mesfushori i Cagliarit, ka marrë një vendim të bujshëm këtë muaj duke zgjedhur të përfaqësojë Italisë në vend të Zvicrës, vendit ku është rritur dhe ka kaluar të gjitha grupmoshat e kombëtareve. Ky hap ka prodhuar pakënaqësi të mëdha në radhët e helvetikëve dhe mund t'i kushtojë financiarisht rreth 100 mijë euro.
Romano, i lindur në Winterthur brenda një familjeje me rrënjë italiane, ka regjistruar 34 paraqitje për grupmoshat e ndryshme të Zvicrës, ndërsa në disa prej tyre ka mbajtur edhe shiritin e kapitenit. Në fillim të muajit shtator, FIFA dha dritën jeshile për kërkesën e tij rreth ndryshimit të përkatësisë sportive.
Menjëherë pas kësaj lëvizjeje, trajneri i Italisë e ftoi në skuadër dhe lojtari ka regjistruar tashmë dy paraqitjet e tij të para gjatë grumbullimit aktual. Largimi i tij ka lënë të zhgënjyer opinionin zviceran, të cilët e shihnin prej vitesh si një nga asetet më premtuese të gjeneratës së re.
Talenti i ri kishte qenë pjesë e "Footuro", një program elitar i Federatës Zvicerane të Futbollit dedikuar talenteve më të spikatura. Ky projekt u ofron futbollistëve mbështetje me trajner personal, seanca stërvitore shtesë, testime të vazhdueshme dhe një planifikim të imtësishëm të karrierës.
Sistemi zviceran investon afërsisht 25 mijë franga në vit për secilin prej këtyre lojtarëve. Pasi Romano vendosi t'i bashkohet një shteti tjetër pas gjithë këtyre viteve mbështetjeje, pala zvicerane mund të kërkojë kompensimin e fondeve të investuara, shifër kjo që llogaritet mes 100 dhe 150 mijë frangash, respektivisht rreth 100 mijë euro. Këto detyrime pritet të shlyhen nga vetë lojtari dhe jo nga Federata Italiane e Futbollit, ndërkohë që raste të ngjashme janë regjistruar më parë edhe me Albian Hajdarin, i cili zgjodhi të luante për Kosovën.
Lidhur me këtë situatë ka reaguar edhe Alex Frei, trajner i Zvicrës U-21 dhe ish-kapiten i Kombëtares A. Ai pranon se e kupton zgjedhjen e mesfushorit të ri, por njëkohësisht e ka paralajmëruar për rreziqet e një vendimi të tillë.
Për të është bërë shumë, por si fëmijë ndoshta nuk flinte me fanellën e Zvicrës, por me atë të Italisë – ka deklaruar Frei, duke shtuar se lojtari duhet të ballafaqohet me pasojat pasi mund të luajë vetëm një ndeshje për Italinë dhe të mbetet jashtë planeve për vite me radhë, ndërsa me Zvicrën mund të kishte siguruar një vazhdimësi prej 20 ndeshjesh radhazi.
Pavarësisht kësaj, Frei nuk e vlerëson largimin e tij si një humbje fatale për strukturat zvicerane, duke sjellë në vëmendje se tradita e futbollit italian ka një forcë të madhe tërheqëse për lojtarët me origjinë nga ky vend. A jam i zhgënjyer? Po. A e kuptoj? Po, pjesërisht. Italia mban katër yje në fanellë, ndërsa ne asnjë. Nëse ai ka mundësi ta përjetojë këtë, mund t'i them vetëm: provoje.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm: