Aktuale
Reforma Zgjedhore/ Oerd Bylykbashi: PS kërkon të imponojë axhendë të njënashme. Ne kemi gati një paketë të plotë me standardet e BE
Reklamë e Sponsorizuar
Bashkëkryetari i Komisionit për Reformën Zgjedhore nga radhët e PD-së, Oerd Bylykbashi, ka folur për reformën zgjedhore në një intervistë për News24, ku ka akuzuar Partinë Socialiste se po tenton të imponojë në mënyrë të njëanshme agjendën e saj.
Bylykbashi e cilësoi mbledhjen e së hënës si një provokim për dështimin e procesit, ndërsa kundërshtoi edhe mënyrën se si është trajtuar çështja e ndarjes territoriale.
Sipas tij, ndarja territoriale e propozuar në mënyrë të njëanshme nuk përbën një rekomandim të ODIHR-it.
Deputeti demokrat u ndal edhe te çështja e listave të hapura, duke theksuar se PD kërkon lista 100% të hapura si për Parlamentin, ashtu edhe për Këshillat Bashkiakë. Ai akuzoi Taulant Ballën se qëndrimet e tij për këtë çështje reflektojnë vullnetin politik të kryeministrit Edi Rama.
Bylykbashi bëri të ditur se Partia Demokratike po përgatit një paketë të gjerë propozimesh konkrete për reformën zgjedhore, e cila do të përmbajë dispozita dhe ndryshime të detajuara ligjore.
“Kemi gati 3 javë përpara. Ajo që ndodhi në mbledhjen e ditës së hënë ishte provokim për dështim. Ndarja territoriale që e bënë në mënyrë të njëanshme, nuk është as rekomandim i ODIHR. Taulant Balla del dhe ju thotë shqiptarëve se edhe pse ju kërkoni lista të hapura 100 %, ashtu siç themi edhe ne edhe për Parlamentin edhe për Këshillin Bashkiak, që ne duam të jenë lista të hapura 100 %. Balla del dhe thotë jemi kundër nuk e duam listën e hapur 100 % për…Por taulant balla flet çfarë thotë Edi Rama. Ata kërkuan të impononin agjendën në mënyrë të njëanshme…Ne kemi gati një paketë të plotë të gjerë, e cila do të shkojmë me propozime konkrete jo me fjalë por me dispozita. Edhe pse rekomandimet e OSBE-ODIHR janë detyrim për autoritetet shqiptare, ata thonë bëjmë konsensus me veten tonë në pasqyrë…Por ne do të çojmë këtë paketë. Ne jemi të hapur, propozojmë lista të hapur për Këshillin bashkiak, rikthimin e koalicioneve”,shtoi ai.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm: