Lajmetereja | --:-- | Kosovë & Rajoni
Sport

Lamine Yamal nuk do të jetë në dispozicion për ndeshjen ndaj Çekisë

Redaksia Lajmetereja • 11-11-2026 18:02
Shpërndaj:
Reklamë e Sponsorizuar
Lamine Yamal nuk do të jetë në dispozicion për ndeshjen ndaj Çekisë
Gazetari i njohur spanjoll, Manu Carreño, ka dalë në mbrojtje të Lamine Yamalit, pas debatit të krijuar rreth trajtimit të veçantë që po merr ylli i Barcelonës nga përfaqësuesja e Spanjës. Lamine Yamal nuk do të jetë në dispozicion për ndeshjen ndaj Çekisë, pasi po rikuperohet në Barcelonë nga shqetësimet në gju. Megjithatë, synimi është që ai të jetë i gatshëm për përballjen e së dielës ndaj Anglisë. Për Carreñon, vendimi i përbashkët mes Barcelonës dhe Federatës është plotësisht i arsyeshëm. “Duhet të pranojmë se Lamine nuk është si të gjithë të tjerët, na pëlqeu apo jo. Mendoj se është hera e parë në historinë e futbollit spanjoll që kemi lojtarin më të mirë në botë”,deklaroi Carreño. Ai shtoi se është e rëndësishme që Barcelona dhe Federata Spanjolle kanë arritur të bashkëpunojnë për të mirën e futbollistit, duke shmangur tensionet e së kaluarës. Sipas gazetarit, ky nuk do të jetë rasti i fundit kur Lamine do të përfitojë nga një plan i veçantë rikuperimi.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm:

Lajmet e Reja, gjithmonë me ty

Ndiq lajmet më të fundit edhe nga aplikacioni në telefon.

Privatësia dhe Cookies

Ne përdorim cookies dhe teknologji të palëve të treta (si Google AdSense) për të analizuar trafikun dhe për të personalizuar përmbajtjen dhe reklamat. Duke vazhduar navigimin, ju pranoni përdorimin e tyre. Lexoni më shumë në Politikën e Privatësisë.

Reklamë e Sponsorizuar