Lajmetereja | --:-- | Kosovë & Rajoni
Aktuale

Presidenca sqaron tenderin trevjeçar për avio-bileta: Procedura ishte transparente dhe në përputhje me ligjin

Redaksia Lajmetereja • 11-11-2026 15:42
Shpërndaj:
Reklamë e Sponsorizuar
Zyra e Presidentes së Kosovës ka reaguar lidhur me raportimet në media për procedurën e prokurimit të shërbimeve të avio-biletave, duke theksuar se tenderi është zhvilluar në përputhje me Ligjin për Prokurimin Publik. Në një postim në Facebook, Presidenca bëri të ditur se aktiviteti i prokurimit ka qenë i planifikuar paraprakisht dhe i përfshirë në Planin Vjetor të Prokurimit të institucionit. “Procedura është zhvilluar përmes një tenderi të hapur, me njoftimin e publikuar në platformën e-prokurimi më 27.08.2026, duke garantuar konkurrencë të lirë, transparencë dhe trajtim të barabartë për të gjithë operatorët ekonomikë të interesuar. Kjo mënyrë e prokurimit përbën praktikë të rregullt dhe të vazhdueshme të institucionit, të zbatuar edhe në vitet paraprake”, thuhet në postimin e Presidencës Kontrata është paraparë të zgjasë 36 muaj, përkatësisht tre vjet, dhe përfshin shërbimet e transportit ajror për Presidenten dhe kabinetin e saj, ish-presidentët dhe stafin e tyre mbështetës, administratën e Presidencës, Këshillin Konsultativ për Komunitete, si dhe trupa të tjerë këshillues dhe ekspertë të angazhuar për nevoja zyrtare. Presidenca theksoi se, me qëllim të racionalizimit të shpenzimeve publike, për të gjitha kategoritë e përfshira në kontratë janë paraparë vetëm bileta të klasës ekonomike, pa asnjë përjashtim.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm:
Hapësirë Reklamuese
Më Shumë Lajme në Telegram

Ndiqni kanalin tonë për njoftime të shpejta të lajmeve më të rëndësishme në kohë reale.

Bashkohu Tani
Reklamë

Lajmet e Reja, gjithmonë me ty

Ndiq lajmet më të fundit edhe nga aplikacioni në telefon.

Privatësia dhe Cookies

Ne përdorim cookies dhe teknologji të palëve të treta (si Google AdSense) për të analizuar trafikun dhe për të personalizuar përmbajtjen dhe reklamat. Duke vazhduar navigimin, ju pranoni përdorimin e tyre. Lexoni më shumë në Politikën e Privatësisë.

Reklamë e Sponsorizuar