Lajmetereja | --:-- | Kosovë & Rajoni
Sport

Tragjedi në futbollin francez: 22-vjeçari ndërron jetë në fushën e stërvitjes

Redaksia Lajmetereja • 11-11-2026 15:42
Shpërndaj:
Reklamë e Sponsorizuar
Tragjedi në futbollin francez: 22-vjeçari ndërron jetë në fushën e stërvitjes
Një ngjarje e rëndë ka tronditur botën e futbollit në Francë. Wanis Honsor, mbrojtësi 22-vjeçar i skuadrës Saint-Denis FC, ka humbur jetën në mënyrë tragjike gjatë një seance stërvitore, pasi pësoi një arrest kardiak të papritur në fushën e lojës. Pavarësisht ndërhyrjes së menjëhershme të stafit mjekësor dhe përpjekjeve maksimale për ta rikthyer në jetë, i riu nuk ka mundur t'u mbijetojë pasojave të arrestit kardiak, duke ndërruar jetë në vendngjarje. Lajmi për ndarjen e parakohshme nga jeta të futbollistit është përcjellë me dhimbje të thellë nga FC Rouen, klubi ku Honsor u formua si lojtar. Në një mesazh ngushëllimi, klubi shprehu pikëllimin për humbjen e ish-lojtarit të tyre, i cili gjatë sezonit 2023/2024 kishte regjistruar tri paraqitje me ekipin e parë, duke gjetur edhe rrugën e rrjetës. “FC Rouen 1899 mësoi këtë mëngjes me trishtim të madh për vdekjen e papritur të Wanis Honsor, i cili pësoi një arrest kardiak gjatë një seance stërvitore me klubin e tij Saint-Denis FC”, thuhet në njoftimin zyrtar të klubit francez.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm:

Lajmet e Reja, gjithmonë me ty

Ndiq lajmet më të fundit edhe nga aplikacioni në telefon.

Privatësia dhe Cookies

Ne përdorim cookies dhe teknologji të palëve të treta (si Google AdSense) për të analizuar trafikun dhe për të personalizuar përmbajtjen dhe reklamat. Duke vazhduar navigimin, ju pranoni përdorimin e tyre. Lexoni më shumë në Politikën e Privatësisë.

Reklamë e Sponsorizuar